“Bechetti”, Spaho:Për rindërtimin nga tërmeti marrim borxh, për tekat e Ramës do paguajmë 109 mln euro

Hënë, 13 July 2020 17:26

 

Spaho për “KJ”: Për BE-në plotësimi i kushteve nuk është lojë fjalësh. Rama, i tmerruar nga humbja e pushtetit
Shqipëria duhet t’i paguajë 109 milion euro biznesmenit dhe ish-pronarit të televizionit ”Agon Channel” Francesco Becchetti”.

Kjo për shkak Gjykata e Arbitrazhit ka vendosur që mbyllja e televizionit ishte e paligjshme nga ana e qeverisë.

Në një intervistë për Ora News, nënkryetari i Partisë Demokratike Edmond Spaho, lidhur me këtë çështje, tha se është një rast flagrant ku duket se si abuzohet me pushtetin.

Edmond Spaho: ”Është një rast thellësisht flagrant, ku qartazi duket se si abuzohet me pushtetin. Sulmohet një media vetëm sepse ishte kritike me mazhorancën. Pasojat më pas i paguajnë qytetarët shqiptarë dhe ekonomia. Për shkak të tekave të Edi Ramës për të mbyllur Agon Channel, sot detyrohemi të paguajmë një gjobë prej 109 milionë euro, për shkak se arbitrazhi i gjeti të gjitha veprimet e qeverisë shqiptare të gabuara. Jo vetëm në kundërshtim me parimet bazë të lirisë së medias, por edhe nga pikë pamja e operimit të biznesit në Shqipëri, gjithçka është bërë në kundërshtim me ligjet.”

Spaho u shpreh se fatura prej 109 milion eurosh është shumë e rëndë, sidomos në këtë krizë ekonomike në të cilën ndodhet vendi.

Sipas, tij detyrohemi të marrim borxh për të ndërtuar shtëpitë e ndërtuara nga tërmeti i 26 nëntorit, ndërsa për tekat e kryeminstrit Edi Rama, duhet të paguajmë 109 milion euro.

Edmond Spaho: ”Është një faturë shumë e rëndë, 109 milion euro në kushtet e kësaj krize të thellë ekonomike, ku mund të ndërtoheshin 100 shkolla të reja. Sa mijëra familjarë janë pa shtëpi për shkak të dëmeve nga tërmeti të vitit të shkuar. Detyrohemi të marrim borxh sepse jo të gjitha ishin grante, pjesa dërrmuese është borxh. Pra për të ndërtuar shtëpitë e tyre marrim borxh, ndërsa për tekat e kryeminstrit duhet të paguajmë 109 milion euro. Imagjinoni sa shtëpi mund të ndërtoheshin me këto para, ose kitet që i duheshin Shqipërisë në kohën e pandemisë, por edhe për testime.”

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...