“Zëri Amerikës”:Ambasadorja amerikane Yuri Kim deklaron se “Marrëveshja e firmosur nuk negociohet më, duhet votuar”

Hënë, 13 July 2020 23:26

Nga VOA-

Kryetari i Partisë Socialiste dhe kryeministri Edi Rama deklaroi sot se shumica miratoi në parim kërkesën për ndryshime kushtetuese nga deputetë të opozitës në parlament, ndërsa i qëndron plotësisht marrëveshjes së 5 qershorit me opozitës jashtë parlamentit.

Tiranë: Rindizen polemikat pozitë - opozitë mbi reformën zgjedhore
Mes kërkesave për ndryshime kushtetuese është edhe hapja e listave të deputetëve për zgjedhje, e cila përjashton ngritjen e koalicioneve parazgjedhore.
Zoti Rama tha se “për hapjen e listave janë dakord edhe socialistët, tashmë që këtë e kërkojnë një numër përherë e më i madh qytetarësh”. Ai shtoi se “hapja ose jo e listave nuk cënon marrëveshjen e 5 qershorit, pozitë – opozitë” e ndërmjetësuar nga ambasadorja amerikane, Yuri Kim.

Në të njëjtën kohë me zotin Rama në konferencë shtypi, komisioneri i Bashkimit Europian për Zgjerimin, Oliver Varheyli, shkroi në Twiter mbi reformën zgjedhore në Shqipëri se “marrëveshja e 5 qershorit e dakordësuar mes forcave politike duhej të kalonte sa më shpejt të jetë e mundur në Parlament gjatë këtij sesioni plenar, për të mundësuar zbatimin e rregullave të reja në zgjedhjet e përgjithshme të vitit tjetër, bazuar në rekomandimet e OSBE/ODIHR, dhe ky është një kusht kryesor për të filluar negociatat e anëtarësimit të Shqipërisë me BE-në”.

Ai shtoi se “reforma të tjera në lidhje me systemin zgjedhor, që janë jashtë fokusit të rekomandimeve të OSBE/ODIHR, do të duhet të shqyrtohen të paktën një vit përpara zgjedhjeve, duke përfshirë edhe konsultimet e duhura, siç​ rekomandon OSBE“.

Nga ana e saj, Partia Demokratike bëri të ditur se çështja e listave të hapura nuk mund të diskutohet në këto çaste, duke parlajmëruar se çdo veprim i njëanshëm do të ishte me pasoja.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, doli para shtypit pak minuta më pas, duke theksuar se “kjo ishte një përpjekje e fundit e zotit Rama për të cënuar marrëveshjen e 5 qershorit”.

Ai kujtoi se palët në Këshillin Politik kanë firmosur marrëveshjen për Reformën Zgjedhore më 5 Qershor, me ndërmjetësimin dhe mbështetjen e SHBA dhe BE.

Sipas tij, “hapja në këtë ç​ast e diskutimit për sistemin zgjedhor është vetëm alibi e Edi Ramës për të vonuar kodifikimin në parlament të dakortësisë së 5 Qershorit, që është një kërkesë e Sekretarit amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, si dhe 1 nga 15 kushtet për nisjen e negociatave të anëtarësimit me BE” dhe se “çdo veprim i njëanshëm në këtë drejtim do të përbënte prishje të marrëveshjes konsensuale të 5 qershorit, me pasoja për vendin dhe të ardhmen europiane të Shqipërisë”.

Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Juri Kim, deklaroi në televizionin News24 një natë më parë se “marrëveshja e 5 qershorit është e patjetërsueshme dhe duhet të kalojë siç është, dhe nuk mund të hapet përsëri”.

Ambasadorja Kim tha se synimi i menjëhershëm është shumë specifik: të sigurohet që Shqipëria të hyjë në BE.

“Ajo që nuk duam është një situatë pengmarrjeje, kur diçka që është ekstra mban peng diçka që është e nevojshme. Nuk mund të jetë dhe nuk mund ta mbështes këtë. Marrëveshja e 5 qershorit është mbyllur dhe nuk mund ta hapim përsëri” – tha ambasadorja Kim.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...