Bie alibia, Rama nuk hap listat, por heq vetëm koalicionet parazgjedhore

Tuesday, 14 July 2020 13:56

Është zbardhur sot drafti i miratuar nga Komisioni i Ligjeve, ku PS ka bërë ndryshimet e saj në draftin e opozitës parlamentare.

Në draftin e miratuar përcaktohet se listat e hapura shtrihen vetëm për 2/3 e listave, ndërkohë që 1/3 e listës caktohet në mënyrë të pandryshushme nga partia. “Ligji për zgjedhjet garanton që votimit parapëlqyes t’i nënshtrohen jo më pak se dy të tretat e listës shumemërore” - thuhet në draftin e miratuar.

Kjo nënkupton që nëse në Tiranë ka 34 kandidatë për deputetë, atëhere 11 kandidatë listohen nga partia dhe janë të pandryshueshëm, ndërkohë që qytetarët mund të zgjedhin nga mandati i 12 e në vijim.

Pra nëse një parti politike fiton 15 mandate në Tiranë, atehere 11 janë në listat e mbyllura të partisë dhe të caktuar prej saj, dhe vetëm 4 deputetë mund të zgjidhen nga qytetarët. Pra praktikisht pjesën fituese të listës e cakton partia, dhe jo qytetarët.

Kjo rrëzon alibinë e Edi Ramës se do hapte listën, duke dalë zbuluar që qëllimi i vetëm i ndryshimit të mendimit në 10 Korrik, është heqja e koalicioneve parazgjedhore.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...