Xhixho:Prishja e marrëveshjes, përgjegjësi e Edi Ramës, opozita fitore të sigurt në zgjedhje

Tuesday, 14 July 2020 18:18

 

Provokim që sjell konflikt politik dhe që do të marrë përgjigjen e merituar. Kështu e cilëson nënkryetarja e LSI-së Erisa Xhixho në një intervistë për Report Tv vendimin e Komisionit të Ligjeve dhe Legjislacionit për të miratuar ndryshimet kushtetuese që hap listat dhe ndalon koalicionet parazgjedhore.

“Opozita ka dalë me një qëndrim zyrtar për këtë maskaradë që po ndodh pas marrëveshjes së 5 qershorit. Duhet të sqaroj që cështja e sistemit apo listave të hapura nuk është se opozita është kundër, por kemi një marrëveshje në 5 qershor. Tentativa e Ramës është provokim për të minuar këtë marrëveshje. Frika e Ramës nga zgjedhjet dhe koalicioni jo thjesht opozitar por i të gjithë qytetarëve.

Jemi për të diskutuar për sistemin zgjedhor, ok hajdeni ulemi sërish në tryezë. Duhet një debat i gjerë për sistemin dhe vendimmarrja u takon qytetarëve. Edhe për hapjen e listave që ka disa variante. Kjo nuk mund të bëhet në mënyrë të njëanshme. Gjithë përgjegjësia është e atij kryeministri që minon marrëveshjen e 5 qershorit. Opozita do ta shprehin me votë revoltën. Kjo lojë aspak e drejtë e Ramës do të ketë përgjigjen e tyre në zgjedhjet e ardhshme.
Vendimmarrja e njëanshme dhe të gjithë këto përpjekje do të shkaktojnë një konflikt politik, kushtetues që askush nuk e dëshiron. Ky provokim do të ketë përgjigjen e duhur në momentin e duhur. Opozita e bashkuar do të marrë vendimet e duhura. Ky është një karshillëk që Rama u bën qytetarëve shqiptarë. Është vendosur në dijeni presidenti dhe ndërkombëtarët” tha ajo.

Megjithatë, pavarësisht se akuzon Edi Ramën se ndryshoi rregullat e lojës, Xhixho thotë se hapja e listave dhe ndalimi i koalicioneve nuk e penalizon LSI-në. “LSI nuk ka asnjë penalizim nga kjo, kemi kaluar 2009, pas marrëveshjes së 2008 dhe sfida të tjera. Problemi më pak i vogël është ku do të jetë LSI-ja, por ku do të jetë vendi” u shpreh ajo. Por a do të hyjë LSI-ja në zgjedhje? “As nuk diskutohet që ne do të hyjmë në zgjedhje dhe do të fitojmë bindshëm”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...