Afrim Krasniqi: Reagimi i ashpër ndërkombëtar nuk ka ardhur akoma

Tuesday, 14 July 2020 23:57

Analisti Afrim Krasniqi, i ftuar i gazetarit Adi Krasta në SYRI TV, komentoi nismën e qeverisë për të ndryshuar Kushtetutën.

“Sot duhej të ishte një ditë historike për Shqipërinë pasi ndryshon Kushtetutën dhe jemi në prag të hapjes së negociatave. Ne sot ndryshuam Kushtutën duke u bërë vendi i parë në histori që e bëjmë online këtë ndryshim dhe vendi i parë në Europë që e bën këtë gjatë pandemisë, pasi Rusia e bëri ndryshimin para pandemisë dhe i miratoi gjatë saj”, tha me ironi Krasniqi.

 
 

“Ata që e morën këtë nismë, janë në dijeni se do ketë reagim të ashpër ndërkombëtar dhe ai nuk ka ardhur akoma,” theksoi ai.

 
 
 

Ai tha se janë dy arsye se përse Edi Rama po e ndërmerr këtë nismë.

 
 

“E para, sepse mandatet e dyta nuk kanë qenë të suksesshme, nuk ka reforma, nuk ka bilanc. Në këto rrethana, e vetmja mënyrë për të mbijetuar është të shpikësh klauzola për të siguruar avantazh në tavolinë.

Skenari i dytë është për ta çuar skemën në ekstrem dhe më pas qeveria do të kërkojë ndaj ndërkombëtarëve diçka në shkëmbim të tërheqjes,” tha Krasniqi.

“Të gjitha sondazhet tregojnë se ka një hendek të madh mes asaj që ne kuptojmë dhe ajo që qytetarët kuptojnë nga situata politike,” tha ai.

Sipas tij, vetëm pak qytete në vend bëjnë diferencë ndonjëherë për ndryshimet politike.

“Tirana, Durrësi dhe Korça bëjnë ndonjë diferencë politike. Kjo e kufizon demokracinë. Për shembull Qarku i Fierit sjell shumë deputetë, që mbysin qytetet e vogla që janë bastione të opozitës. Po të shohësh që projektet e qeverisë, fushata po përqendrohet në Fier dhe Vlorë, aty ku është hambari i votave të qeverisë,” tha Krasniqi.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...