Drejtori i kabinetit dhe eksperti i ekonomisë në PD, Dorjan Teliti ka publikuar sot në rrjetet sociale një video ku shkruan se liston mashtrimet e kryeministrit Rama lidhur me planin për ekonominë e vendit.
“Gënjeshtër pas gënjeshtre, mashtrim pas mashtrimi, 1 muaj pas premtimeve të bujshme, RAMAVIRUSI nuk ka prezantuar asnjë plan për ekonominë. Vetëm koncesione korruptive dhe vizatime në 3D.” shkruan Teliti në statusin që shoqëron videon me deklaratat e kryeministrit Edi Rama.