“Do hanë shkelma e grushte nga BE, nëse…”, Islami: Ramës do t’i vijë shuplaka shumë e ashpër nga ndërkombëtarët

E mërkurë, 15 July 2020 15:18

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Kastriot Islami, komentoi ndryshimet kushtetuese për Reformën Zgjedhore nga kryeministri Edi Rama dhe opozita parlamentare, duke thënë se gjithçka po e bën vetë Rama për të rritur pazarin për postin e Presidentit.

I ftuar në rubrikën “Opinion”, në News24, Islami theksoi se çdo gjë duhet të kalojë nga Këshilli Politik, që u ndërtua pasi e kërkuan ndërkombëtarët, duke thënë se “Po nuk kaluan nga Këshilli Politik, do hanë shpulla e grushte nga BE”.

Mes të tjerash, ish-deputeti e cilësoi Ramën një “injorant”, që sipas tij, do t’i vijë shuplaka shumë e ashpër nga ndërkombëtarët.

“Ndërkombëtarët kanë thënë që të merren vesh për reformën zgjedhore. Ndërkombëtarët iu kanë thënë të gjejnë një mekanizëm, prej ku u ndërtua Këshilli Politik. Pasi u bë një produkt nga ky këshill, me firmë nga PS, PD, LSI dhe opozita parlamentare, dolën ndërkombëtarët dhe e përshëndetën. Absolutisht nuk mund të bëhen ndryshime tani. Prandaj komuniteti ndërkombëtar ka reaguar keq. Por, ky është një mashtrim i trashë dhe prej injoranti nga Edi Rama, i cili është budalla. Rama kërkon të bëhet interesant, që ta thërrasin dhe t’iu thotë që do të bëhet presidenti, pra e bën gjithcka për të rritur pazarin.

Opozita është në kushtet më të ‘rehatshme’, sepse marrëdhania nuk është më mes Ramës dhe opozitën, pasi Edi Rama e ka ballafaqimin me komunitetin ndërkombëtar. Një vend hajdut, i lidhur me kriminelët, që krijon numrin më të madh të emigrantëve, u dashka që të bëhet lojë që Edi Rama të rrijë në pushtet. Po ky nuk ka lidhje me ne. Për cdo gjë duhet të vendoset në Këshillin Politik. Edi Rama do të përfundojë keq e më keq. Ramës do vijë t’i shuplaka më e ashpër se ç’i ka ardhur këtë vit, do t’i vijë nga ndërkombëtarët. Sytë i ka si Sadam Hyseini, është i çakorduar. Është në dyshezë dhe do të shkojë në këtë dyshezë, por do ta cojë marrëzinë e tij deri në fund”, tha Islami.

I pyetur për hapjen e listave, Islami u përgjigj “Mua nuk më intereson fare sistemi, por cdo gjë duhet bërë si më parë me Këshillin Politik. Rama bën sikur hap listat, se gjoja ka thënë populli, por në fakt janë bishtat e tij. Ata që kanë bërë këto ndryshime kushtetese duhen ndëshkuar, sepse dihet që ato duhet të kalojnë nga Këshilli Politik, por edhe se kanë bërë hapje të pjesshme të listave. Rama do që ta ketë në dorë dhe hapjen e listave, për të vënë edhe kukullat e tij”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...