“Boll e lënduat e folët në emër të popullit”, Meta ripërsërit mesazhin: Unë s’zgjedh fatin e askujt, secili e cakton vetë

Premte, 17 July 2020 10:09

Unë nuk e zgjedh fatin e askujt. Secili e cakton vetë dhe e zgjedh vetë fatin e tij.”. Ky është mesazhi që ka ripërsëritur presidenti Ilir Meta duke u ndalur tek çështja e referendumit për ndryshimet kushtetuese.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ Meta ka shkëputur një pjesë nga konferenca e djeshme me gazetarët, ku bëri deklarata të forta. Në këtë mesazh, ai theksoi se kushdo që të flasë në emër të popullit, ka një guxim nga marrëzia.

MESAZHI I METËS
Unë nuk e zgjedh fatin e askujt. Secili e cakton vetë dhe e zgjedh vetë fatin e tij.
Por që dikush të marrë guximin e të flasë në emër të POPULLIT shqiptar, ky është një guxim që vjen vetëm nga MARRËZIA, ose nga probleme të tjera, por kurrsesi që nuk vjen nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë.
Boll e kanë lënduar Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë! Boll e kanë lënduar POPULLIN shqiptar! Boll kanë folur në emër të POPULLIT shqiptar! Nuk ka asnjë diktator apo asnjë kandidat për diktator që nuk flet në emër të të gjithë POPULLIT.
POPULLI FLET VETË! 🇦🇱

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...