Ish-kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Kristaq Kume, i ftuar në rubrikën “Opinion” në “News 24” deklaroi se Reforma Zgjedhore duhet që të miratohet pa asnjë ndryshim kushtetues, në një dakordësi mes palëve politike.
Duke u ndalur tek mesazhi që presidenti Ilir Meta bëri sot publik në media se kishte marrë nga profesor Kume, ky i fundit sqaroi edhe faktin se përse ia kishte dërguar kreut të shtetit. Kume theksoi se kishte shprehur mendimin e tij në lidhje me ndryshimet kushtetuese, pasi Meta sipas tij, bashkë me Gjykatën Kushtetuese, janë ndër institucionet që mbrojnë Kushtetutën.
Sipas Kumes, Meta ishte i pari që përshëndeti marrëveshjen e 14 janarit për reformën zgjedhore.
“Është e domosdoshme jo sipas meje por sipas dakordësive të palëve. Duke qenë se puna për reformimin e legjislacionit zgjedhor kishte ngecur megjithëse maxhoranca i ka të gjitha mundësitë që ta zgjidhë problemin në bashkëpunim me opozitën brenda parlamentit, vendosi me këshillimin me nxitjen të bëheshin të gjitha faktorët bashkë dhe në atë që u emërtua Këshilli Politik të realizohej gjithë ajo që ishte rënë dakord që duhet të realizohej nga komisioni parlamentar për reformën zgjedhore. Kërkesa për vazhdueshme e opozitës brenda parlament ka qenë për listat. Duhet të bëjë sa më të mundshme realizimin e asaj që thash më parapara. Në funksion të kësaj gjejë, kam kërkuar që t’i shpreh mendimin kujtdo që ka mundësi dhe që duhet të kontribuojë për zgjidhjen e këtij problemi. Presidenti është institucioni i cili krahas dhe bashkë me Kushtetuesen, janë garantët e Kushtetutës. Dhe akoma më shumë se kaq, është fare normale që ti bëhet kërkesë një institucion të tillë. Ju drejtova presidentit. Pasi ai është shprehur me terma pozitive, inkurajuese të zgjidhjes, që klasa politike arriti të realizonte në 14 janar të këtij vit. Iu adresova atij pasi ai është i pari që përshëndeti rezultatin e parë të kësaj pune. Duke qenë se shmangia nga kjo metodologji, që parashikon punë së bashku me kontributin e të gjithëve, s’është në të mirë të procesit, ndaj ju drejtova presidentin që të mund të bëjmë të gjithë së bashku çfarë është e mundur. Vetëm këtë mesazh i kam dërguar. E kam ndarë shqetësimin me partitë politike përmes mediave. Një prej arsyeve që pranova të vijë këtu është që jo vetëm t’ju flas sipas kërkesave tuaja, por t’ju adresohem dhe partive politike që t’i kthehen të njëjtës mënyrë të të punuarit, e cila nuk është se nuk ishte mundësi të prodhohej. Nuk i kam dërguar mesazh partive politike (as kryeministrit)”, tha Kume. Po ashtu, ai u ‘ngacmua’ edhe nga moderatorja në studio, Nisida Tufa se cila ishte përgjigja e Metës në lidhje me shqetësimet dhe sugjerimet e tij, përcjell “BalkanWeb”.
Ish-kreu i KQZ tregoi se Meta e kishte vënë në dijeni se opozita jashtëparlamentare është konsistente në vendimin e saj që të trajtojë çështjen në Këshillin Politik.
“Përgjigja e zotit Meta ishte kjo; Në dijeninë time opozita jashtëparlamentare është konsistente në vendimin e saj që të trajtojë çështjen në Këshillin Politik. Më përmend mesazhin që zoti Bardhi ka bërë me mediat dhe për të gjithë publikun. Ky ishte reagimi i presidentit me mua.”, tha ai.
Ndër të tjera Kume u ndal dhe tek fakti nëse këto ‘përplasje’ për ndryshimet kushtetuese duhet të shkonin për një opinion në Komisionin e Venecias, shkruan
“Duhet të biem dakord me këto ndryshime dhe nëse ka nevojë të konsultohet me Komisionin e Venecias, nuk ka pse mos të bëhet. Ne i jemi drejtuar Venecias kur palët nuk kanë qenë dakord (më parë). S’jemi në momentin kur duhet t’i kërkojmë opinion Komisionit të Venecias. Atje pastaj do të shohim se sa do ta bien dakord palët.”, tha ndër të tjera Kume.
Sipas profesorit, Këshilli Politik është vendi ku duhet palët duhet të bien dakord për çdo ndryshim.
“Nëse palët bien dakord të bëjnë ato ndryshime natyrisht do ketë nevojë të ndërhyhet edhe në produktin që është depozituar tani. Nëse bien dakord që të bëhen ndryshimet në Kushtetutë. Këshilli Politik është një gjetje, një mekanizëm, i cili do mundësonte dy gjëra e para mundësinë për të gjitha palët për të kontribuar në ndryshime dhe mundësinë që këto ndryshime të bëheshin me dakordësi të plotë. Këshilli Politik ka funksionuar dhe ka arritur të ketë produkte. Produkti është me kontributin e palëve dhe dakordësine palëve. S’ka pse ta vëmë në dyshim si një gjetje që mund të mos funksionojë pas saj. Të ulen palët, të diskutojnë për të gjitha ato çështje që janë të interesuara. Dhe ta bëjnë pjesë të diskutimit dhe përpjekjen për gjetjen e zgjidhjes. Për mua është e rëndësishme të marrim atë çka lë kjo deklaratë, punën që keni nisur së bashku me mbështetjen dhe ndihmën tonë çojeni deri në fund. Puna çohet deri në fund nëse ajo çka realizohet në fund të kësaj pune ka dakordësinë e të gjithëve. Nëse palët bëhen bashkë në Këshillin Politik dhe bien dakord për ndryshime në legjislacion edhe që afektojnë këto që janë dakordësuar s’ka asnjë problem”,- përfundoi Kume.