Rama, asnjeherë s'ka fituar pushtet të merituar me frymë popullore, por vetëm me hile e truke elektorale

Premte, 17 July 2020 15:58

Nga Fatmir Guda

Më 2013 përdori Ilir Metën dhe koalicionet për të marrë pushtetin.
Më 2015 përdori reformën e njëanshme territoriale për t'i fituar në tavolinë zgjedhjet lokale.
Më 2017 përçau gjithë subjektet politike për të mos krijuar koalicione dhe bleu votat me paranë e drogës së 2016.
Më 2018 përlau të 61 bashkitë në tavolinë, pa garë, pa kundërshtar, pa zgjedhje.

Ky është Edi Rama, i cili asnjë rast nuk ka fituar pushtet të merituar me frymë popullore, por qëndron në pushtet prej 2013-ës dhe kërkon ta mbajë atë vetëm me hile e truke elektorale.
Prandaj dhe i braktisur nga gjithë faktori politik në vënd ka dalë zbuluar, teksa grisi ende pa u tharrë boja marrëveshjen e 5 Qërshorit dhe në mënyrë të njëanshme po përdor patericat e tij në një parlament ilegjitim për të zhbërë koalicionet parazgjedhore, gjasme duke u fshehur si burracak pas modaliteteve për hapje listash.
Në paburrërinë e vet politike për tu ndeshur ndershëm elektoralisht qoftë edhe njëherë të vetme, tashmë është evidentuar edhe nga partnerët ndërkombëtarë, të cilët pavarsisht se ai gjithmonë është kujdesur t'i trajtojë si palë me të, kësaj here po i kundërvihen publikisht hapur dhe prerë pa kurrëfarë gjuhe diplomatike, që të votojë pa shtesa e ndryshime marrëveshjen konsensuale të 5 Qërshorit.
Opozita shqiptare, e cila sot është e humbura e madhe prej këtyre skuthërive politike, padyshim edhe e avantazhuara e padiskutueshme për t'i fituar zgjedhjet e rradhës, rreth një koalicioni, historikisht më të madhit në traditën e zgjedhjeve pluraliste në vend, në mënyrë kategorike nuk duhet të lëshojë më pe karshi një kundërshtari manipulator të gjithëpushtetshëm! Kësaj here ajo ka me vete edhe faktorin ndërkombëtar, i cili s'ka sesi dhe pse t'i kundërvihet edhe aksionit më ekstrem dhe mjeteve më radikale që do të mund të përdorte opozita për ta ndalur duke e rrëzuar edhe me dhunë një imbeçil kryeministër, që dajaku i paprovuar e mban të ndihet kapadai.
Pra, opozita nuk duhet të ndihet e frustruar prej faktit se duke mbrojtur koalicionet mund të reflekojë në publik pafuqinë e mundjes së Edi Ramës, por në asnjë mënyrë s'duhet ta lejojë atë të shkelë rregullat e lojës dhe të hyjë në zgjedhje si t'i teket, ashtu siç është mësuar deri tani.
Në mos po, çdo akt tolerimi në këtë situatë mund të rezultonte fatale dhe do ta bënte shumë vonë në kohë dhe mundësinë e rikuperimit të pasojave që do të sillte deformimi edhe kësaj here i vullnetit elektoral të shqiptarëve.
Mund të jetë e vështirë, e dhimbshme, por ja që më shumë është e domosdoshme dhe shumë e dobishme të ndodhë edhe kështu !

Login to post comments