Denoncon ish-deputeti:Ministria fik radarët, autostrada detare e kanabisit vijon pa ndërprerje

Premte, 17 July 2020 17:35

Ish-deputeti demokrat, Xhemal Gjunkshi, denoncon në faqen e tij të ‘Facebook’ se Ministria e Mbrojtjes ka fikur radarët për të lejuar trafikimin e kanabisit.

“Autostrada detare e kanabisit Shqipëri-Itali vijon pa ndërpreje që me ardhjen e kësaj qeverie, këtij Kryeministri dhe Ministrave “kukulla” në duart e trafikantëve”, shkruan ish-deputeti.

Sa i takon operacionit të kryer një ditë më parë, ku policia tha se ka kapur një gomone pas disa orësh ndjekjeje, sh-deputeti shprehet se duket e pabesueshme që mjeti është ndjekur aq shumë dhe në fund policia ka humbur gjurmët.

Statusi i ish-deputetit:

Ministria e Mbrojtjes fik Radarët.

 

Skafet lundrojnë për Itali!

Policia pi Raki!

 

Duket e pa besueshme por vetë policia e pranon se ka ndjekur për orë të tëra një skaf dhe në fund i humbet gjurmët dhe gjendet i braktisur…!
Me hir a me pa hir , duhet të besojmë atë që thotë policia !
Që paturpësisht u ikin skafet pasi dërgojnë ngarkesën në brigjet Italiane!
Që sa herë kapen sasi të konsiderueshme droge nuk kapen autorët!
Që sa herë kapet një transportues,nuk kapen “BOSËT” në Polici , Ministri e Qeveri!
Kjo është tu hedhësh “hi” syve Shqiptarëve , kjo është tallje !
Këto edhe propagandën e bëjnë si në filma aksion !
Këtu kanë dështuar të gjitha institucionet e inteligjencës dhe sigurisë kombëtare .

 

Ka dështuar Policia e Shtetit.

Ka dështuar Roja Bregdetare.

 

Ka dështuar Policia Kufitare etj.

Autostrada detare e kanabisit Shqipëri-Itali vijon pa ndërpreje që me ardhjen e kësaj qeverie , këtij Kryeministri dhe Ministrave “kukulla” në duart e trafikantëve.

Skafet lundrojnë të pa shqetësuar sepse shokët andej lart të FA, janë kujdesur për ti fikur Radarët.

Trafikantët zbrazin magazinat sepse po del prodhimi i ri në fusha dhe prodhimi është i mbarë kur ke mbështetjen e kryetrafikantit

Kjo qeveri e lidhur ngushtë me krimin është peng i mafias , I len dorë të lirë trafikut dhe shtërngon e burgos qytetarët .

Kjo është ndeshje e shitur , këtu “portieri” ka lëne portën bosh, por në fund Shqiptarët janë të humbur.

Kjo qeveri po na largon gjithnjë e më shumë nga rruga Europiane.

#stoptrafikimitkanabisit

Login to post comments