Ish-deputeti demokrat, Bardh Spahia, duke iu referuar videos propagandistike të laboratorit të dytë në QSUT për testimet, shkruan se kjo tregon se më herët qeveria ka gënjyer për kapacitetet e kryerjes së tamponëve.
‘Promovimi sot me video propagandistike i laboratorit të dytë, atij të QSUT, tregon se sa të papërgatitura kanë qenë dhe janë autoritetet për përballimin e COVID-19. Kur gjitha vendet u investuan për të rritur numrin e testimeve, e kuptuar kështu nivelin e përhapjes së virusit korona në mbarë vendin, autoritetet në Shqipëri bënin pak teste e jepnin tamponë me racion nëpër rrethe, teksa thonin se nuk kishin problem numrin e tamponëve.
Fakt është se rritja e numrit të infektuarve, nuk u shoqërua aspak me rritje të numrit të testeve, pavarësisht kërkesave që nuk vinin vetëm nga opozita!!! Vënia në funksion e laboratorit të dytë publik është një gjest i vonuar, për shkak të papërgjegjshmërisë a paaftësisë, këtë le ta ndajnë vetë “ekspertët“ së pari, që vec ulën kokën e zbatuan urdhërat politikë! Laboratori i QSUT aty ka qenë gjithnjë funksional. Thjesht i nevojiteshin kitet e duhura për Covid e për këtë rilindjes iu deshën gati 5 muaj kohë!!!!
Sa më shumë testime e gjurmime, protokolli bazë i ndjekur nga cdo vend, si celësi i suksesit për përballimin e Covid-19, do të duhej të ishte kuptuar tashmë edhe në Shqipëri, mbi 4 muaj nga shpallja zyrtare e rastit të parë të infektuar në vend! Pajisjet mbrojtëse për personelin shëndetësor të cdo niveli, mbeten po aq jetike, pasi u japin atyre sigurinë e nevojshme për të kryer si duhet e pa frikë detyrën e tyre të vështirë! Zonja ministre, personeli shëndetësor duhet të jetë prioritet absolut në këtë fazë delikate të goditjes së virusit!’