Komisioneri për Zgjerimin në BE, Oliver Varhelyi ka përshëndetur vendimin e PD- PS për t’u ulur në Këshillin Politik për ndryshimet kushteutese.
Ai thotë se gjithpërfshirja është mënyra e duhur për çështjet elektorale por Komisioneri i rikthehet përsëri marrëveshjes së 5 qershorit. Ai thotë se ajo marrëveshje është vendimtare dhe duhet të ruhet dhe të votohet shpejt pasi adreson një nga kushtet e BE.
‘’Reforma zgjedhore në Shqipëri. Është mirë që Këshilli Politik do të diskutojë ndryshimet e propozuara në sistemin zgjedhor. Gjithëpërfshirja është mënyra e duhur për çështjet elektorale. Marrëveshja vendimtare e 5 qershorit ruhet dhe votohet shpejt në ligj pasi adreson një kusht kryesor për bisedimet e pranimit të BE.’’- shkruan Varhelyi.