Pas përgjigjes pozitive që erdhi nga opozita e cila konfirmoi praninë në Këshillin Politik, në kthim të emailit që u dërgoi Damian Gjiknuri, është caktuar edhe dita dhe ora kur do të mbahet mbledhja e radhës.
‘Në vijim dhe të pergjigjes nga përfaqësuesit e opozitës jashtëparlamentare, mbledhja e tryezës së Këshillit Politik mbahet ditën ë hënë ora 11:00. Faleminderit. Fundjave të mbarë’- shkruan Gjiknuri.
Në mbledhjen e ditës së hënë opozita do të përfaqësohet nga Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi, ish-deputeti Oerd Bylykbashi dhe Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili.