Në debatin që po vazhdon prej disa ditësh për luftën e UÇK-së, të nxitur nga aktakuza e Prokurorisë Speciale të Gjykatës së Hagës, është përfshirë edhe një herë Daut Haradinaj, shefi i GP të AAK-së dhe ish-ushtar i UÇK-së.
Përmes një shkrimi të shkurtër në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj ka thënë se UÇK është transparente dhe se nuk ka asgjë për të fshehur.
Ai ka thënë se në arkivat e UÇK-së është vetëm e vërteta e luftës çlirimtare.
“UÇK është transparente dhe s’ka çka mshefë në arkiva, aty është vetëm e vërteta e luftës sonë çlirimtare”, ka shkruar ai.
Haradinaj ka thënë se për t’u turpëruar ka arsye Serbia, e cila po ndërton të ardhmen shqiptarët e vrarë në luftë.
“Autostradat e Serbisë mbi eshtrat e qytetarëve shqiptarë të vrarë nga serbët, janë arkivi i turpit shtetëror Millosheviqin”, ka shkruar Haradinaj.