‘Edhe Kukësi plot me drogë’/Shqipëria po mbulohet me kanabis

Saturday, 18 July 2020 12:52

Shqipëria po mbushet me drogë. Dy gazetarë të njohur të kronikës denoncuan sot pamjet e plantacioneve të kanabisit.

Fillimisht ishte Anila Hoxha që publikoi një foto të plantacioneve. Më pas Artan Hoxha nxori pamjet video të ‘investimit më të madh në vend’.

Ndërkohë ish-kryeministri Sali Berisha publikon vazhdimisht denoncime se si Shqipëria po mbulohet me kanabis. Këtë herë ai publikoi një denoncim nga Kukësi.

MESAZHI I BERISHES

Malet e Kukësit plot me droge! Nën patronazhin e Gjicit dhe narkopolicisë. Lexoni mesazhin dhe shikoni foton e qytetarit dixhital. sb

Doktor Sali Berisha të urojmë shëndet dhe jetë të gjatë. Në Arrën të Kukësit droga tek sytë, por i ka verbuar leku që ndajnë oligarkët e Safet Gjicit me urdhrat e drejtorit pervers në pension Zef Laska dhe shefit të komisariatit Agron Kurtaj me inspektora zonash ruhen plantacionet dhe nga njerëz të armatosur droga. Dalin nëpër malet e Kukësit sa për të bërë foto dhe shou mediatik shefat e policisë me policët, vetëm bëjnë xhiro boshe, dalin hanë dreka dhe darka, mbushin raportet që zonat janë bosh. Rsp zoti Berisha nga një ish-koleg i tyre. Anonim.

Modifikuar më Saturday, 18 July 2020 12:56
Login to post comments