Nëse ju kujtohet, rreth një muaj më parë, një infermiere në QSUT e infektuar me COVID-19, e cila u lejua që të kthehej në punë, e shndërroi këtë institucion në një vatër gjigante për gjithë vendin.
Përveç Qendrës Spitalore Universitare në Tiranë, edhe në shumë institucione të tjera që varen nga Ministria e Shëndetësisë kanë qenë dhjetëra raste me punonjës të infektuar.
Askush nuk hetoi dhe nuk dha një përgjigje, se përse spitalet dhe qendrat shëndetësore u kthyen në vatra infeksioni.
A janë të mbrojtur sa duhet mjekët dhe punonjësit e tjerë të shëndetësisë, apo në institucione të tjera shtetërore?!
Ndërkohë që pritet ky reflektim, ministrja Ogerta Manastirliu, ka shpërndarë sot për herë të parë pamje të “tmerri” brenda spitali Infektiv, ku duken mjekë e infermierë që vrapojnë të alarmuar si dhe pacientë në gjendje të rëndë dhe që mbahen me oksigjen.
“SPITALI INFEKTIV PA KOMENT! Lutemi #VendoseniMaskën. Mos rrezikoni jetën tuaj dhe të njerëzve tuaj më të dashur”, shkruan minstia si diçiturë për pamjet e rënda.
Por si gjithmonë, harron që të shpjegojë se përse vendi ynë është ndër të fundit në Europë për masat parandaluese ndaj epidemisë (testimet, etj) që po shpërthen, edhe më shumë se në fillesat e veta.
Duket se qeveria po i rikthehet strategjisë së parë, kur kryeministri Rama kërcënonte me “male kufomash” në faqen e tij në FB.