TIRANË
PD denoncoi përmes sekretarit për cështjet ligjore, Çlirim Gjata, parcelat me kanabis në vend. Dërsa publikoi foto nga tre qytete, përkatësisht në Kukës, Tepelenë dhe Vlorë Gjata tha se droga po mbillet në mes të vendit dhe se raporti i Antimafias italiane përcakton se Shqipëria është ndër vendet kryesore në botë të kultivimit dhe trafikimit të kanabisit.
“Shqipëria prej 2 vjetësh është rimbjellë fuqishëm me drogë, por policia është urdhëruar të mos shikojë, të mos dëgjojë, të mos shqetësojë bosët e drogës në partneritet me qeverinë. Fotografitë me kanabis në Kukës dhe në Tepelenë janë pasqyrim realitetit që prezanton me vërtetësi edhe Antimafia Italiane për gjendjen e rëndë të kanabisit në Shqipërinë e drejtuar nga Edi Rama. Në raportin e fundit të Antimafias italiane, Shqipëria konsiderohet si një nga vendet kryesore në nivel botëror për prodhimin e kanabisit.” – u shpreh Gjata.