Nga letërnjoftimet elektronike tek rivlerësimi i pasurive të paluajtshme, Meta dekreton 4 ligje të Kuvendit: Ofrojnë lehtësime për qytetarët

Saturday, 18 July 2020 19:14

 

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka dekretuar këtë të shtunë shpalljen e 4 ligjeve të miratuara më herët nga Kuvendi.

Meta thotë shtesat për ndryshimin e ligjit për letërnjoftimet elektronike që i referohen të moshuarve mbi 75 vjeç dhe po ashtu dhe shtyrja e vlefshmërisë deri në fund të 2020 për gjithë shqiptarët është një lehtësim.

Më tej ai ka dekretuar edhe ligjet “Për kontrollin shtetëror të transferimeve ndërkombëtare të mallrave ushtarake dhe të artikujve e teknologjive me përdorim të dyfishtë” si dhe për ‘’rivlerësimin e pasurive të paluajtshme’’ duke theksuar se qytetarët nga pamundësia prej pandemisë mund të aplikojnë online për të parën, teksa për të dytën tashmë u ofrohet hapësirë e re kohore brenda afatit.

NJOFTIMI NGA PRESIDENCA

 

18 korrik 2020

 

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta ka dekretuar shpalljen e 4 ligjeve, që synojnë krijimin e lehtësirave për qytetarët e disa kategorive, në marrjen e shërbimeve.

 

Konkretisht është dekretuar me shpallje:

 

 

1) Ligji nr. 87/2020 “Për miratimin e aktit normativ, me fuqinë e ligjit, nr. 25, datë 10.06.2020 ‘Për një shtesë në ligjin nr.8952, datë 10.10.2002, ‘Për letërnjoftimin elektronik të shtetasve shqiptarë’, të ndryshuar’”

 

2) Ligji nr. 89/2020 “Për një shtesë në ligjin nr.8952, datë 10.10.2002, ‘Për letërnjoftimin elektronik të shtetasve shqiptarë’, të ndryshuar’”.


Të dyja këto nisma, si shtyrja e afatit të vlefshmërisë së letërnjoftimit elektronik të shtetasve shqiptarë, që u përfundon ky afat brenda vitit 2020, ashtu dhe lehtësimi nga detyrimi për shtetas të moshës mbi 75 vjeç për të rinovuar këtë dokument, përbëjnë një lehtësim më shumë për qytetarët në aplikimin dhe pajisjen me letërnjoftimin elektronik, veçanërisht në këtë periudhë pandemie, si dhe reduktojnë kostot për të moshuarit.


Institucionet përgjegjëse duhet të marrin masa për të informuar qytetarët mbi këto lehtësi.

 

3) Ligji nr. 90/2020 “Për një ndryshim në ligjin nr.46/2018, “Për kontrollin shtetëror të transferimeve ndërkombëtare të mallrave ushtarake dhe të artikujve e teknologjive me përdorim të dyfishtë””.

 

Edhe kjo nismë, lehtëson aplikimet e operatorëve ekonomikë, duke mundësuar marrjen e licencave/autorizimeve dhe certifikatave që lëshohen nga Autoriteti i Kontrollit Shtetëror të Eksporteve edhe përmes aplikimeve on- line

4) Ligji nr.91/2020 “Për disa ndryshime në ligjin nr. 90/2019 “Për rivlerësimin e pasurisë së paluajtshme””.

 

Ky ligj ka shtyrë afatin për procesin e rivlerësimit të pasurive të paluajtshme deri në 31 dhjetor 2020.

Shtetasit apo subjektet juridike që për shkak të pandemisë, nuk kanë patur mundësinë të aplikojnë brenda afatit, tashmë u ofrohet edhe një hapësirë e re kohore për të kryer rivlerësimin e pasurive të paluajtshme me vlerën e tregut.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...