Tirana kampione e Shqipërisë, Meta uron tifozët e nxjerr videon e festës: Titull i merituar

Hënë, 20 July 2020 08:36

Tirana mori mbrëmë titullin e 25-të në histori, një rekord unik që i konfirmon bardheblutë “mbret” të futbollit shqiptar.

E mes shumë urimeve, nuk mund të mungonte ai i presidentit Ilir Meta, i cili pohoi se titulli ‘Kampion’ ishte tërësisht i merituar. Mes të tjerash ai publikoi edhe një video ku shihen se si festojnë me këngë e fishekzjarrë tifozët bardheblu në sheshin Nënë Tereza.

“Shumë urime TIRONËS, ekipit KAMPION 🏆 dhe të gjithë tifozëve të mrekullueshëm bardhë e blu ⚪🔵, të cilët i përshëndes me këto pamje fantastike nga festa e mbrëmshme që ndriçoi të gjithë kryeqytetin.
Titulli KAMPION, plotësisht i merituar, i shton hijeshinë 100-vjetorit të Tironës kryeqytet! 🏆⚪🔵
Ashtu siç me të drejtë i madhi Kasem Hallulli e përjetësoi në këngë:
“O Tiron Tirona,
Ti do të jesh KAMPIONIA””, thuhet në urimin e Metës.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...