COVID-19/‘Nuk jemi në kolaps’, Dasho: Virusi po kontrollon situatën jo ministria

Hënë, 20 July 2020 09:17

Në një intervistë pëe “Abc-ja e mëngjesit” eksperti i Shëndetit Publik, Erion Dasho foli për situatën e krijuar nga Covid-19 në vend.

Sipas tij ende nuk jemi në kolaps, por situata është e dalë jashtë kontrollit. Për Dashon fakti që kemi çdo ditë numër të larë rastesh dhe se vijon prej fillimit të qershorit është për shkak se hapja u bë pa strategji.
“Unë nuk mendoj se ka kolaps, por jemi në një situatë të dalën nga kontrolli. Vazhdon prej dy muajsh me hapjen që u bë pa strategji. Shqipëria u hap pa një strategji, pa një gradualitet dhe u hap pa masa. Jemi në situatën ku nuk kontrollon më ministria situatën, por virusi. Jemi dëshmitarë të kësaj situate dhe masat i shohim inekzistence. Numrat nuk janë shqetësuese akoma se kemi kapacitet, por kur nuk ke kontroll mbi situatën mund të precipitojë. Unë nuk dua të ngjall panik”, deklaroi ai.

 

Më tej, Dasho thekson se 85% e të prekurve nga Covid nuk kanë nevojë për trajtim në spital. Këtu eksperti kërkon që t’i jepet rëndësi mjekut të familjes.

 

“85% e të prekurve nga Covid nuk kanë nevojë për trajtim spitalor dhe kjo kërkon dy masa: duhet të bëjmë gati mjekun familjes që ti ndihmojë këta persona, mundet që komplikacionet mund të ndodhi në çdo kohë. Prandaj këshillat e mia janë të bazuara te partneriteti i qytetarit dhe mjekut të familjes. Unë kam thënë mjeku i familjes përcakton trajtimin.

Tjetër janë shenjat e alertit. Çdo përkeqësim i gjendjes është shenjë alerti dhe duhet njoftuat mjeku: marrja e frymës, dhimbja e gjoksit, rënie e nivelit të oksigjenimit dhe gjendja e konfuzionit. Këto katër shenja janë universale dhe duhet të ketë kujdes çdo person që menaxhon një person të infektuar në kushtet e shtëpisë”, u shpreh ai.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...