Pandemia,nje krahasim pervelues!

Hënë, 20 July 2020 11:39

Nga Sali Berisha
Ne 50 ditet e fundit te pandemise mesatarisht ne dite u infektuan 4 here apo 400% me shume se sa e 80 ditet e para te saj.

Miq, krahasimi i ecurise se pandemise se covid 19 ne periudhen 10 Mars - 31 Maj me periudhen 1 maj 19 korrik 2020 deshmon perfundimisht per deshtimin e plote te menaxhimit te covid19 ne Shqiperi.

Nga ky krahasim del se ne 80 ditet e para te pandemise, pra nga 10 marsi gjer me daten 31 maj pra ne periudhen kur flitej per 18 mije te vdekur, male me kufoma, per mortje qe do na grije si mish qeni, ne Shqiperi pati gjithsej sipas statistikes te manipuluar zyrtare 1137 apo mesatarisht 14 raste te infektuar me covid 19 ne dite, ndersa nga data 1 qershor gjer me dt 20 korrik pra ne 50 ditet e fundit pati 2953 raste apo mesatarisht 59 raste ne dite te infektuar me covid19, pra kemi nje rritje mesatare ditore prej kater heresh apo mbi 400%.

Po keshtu sipas statistikes se manipuluar zyrtare ne 80 dite e para te pandemise vdiqen apo me mire te themi u shpallen vdekje nga covid 19, gjithsej 33 raste kundrejt 79 raste qe u shpallen gjate periudhes 1 maj 19 korrik pra nje rritje e vdekshmerise prej 2.8 here.

Cilido qe njihet me keto te dhena me te drejte pyet:
Cili eshte shkaku i vertet i kesaj ecurie unike ne bote i pandemise se covid 19 ne Shqiperi?
Pse Shqiperia ka nje rritje mesatare ditore prej kater heresh ne raste me covid19, nderkohe qe kryepidemiologu mashtronte dhe trillonte qe ne javet e katert te marsit dhe fillimin e prillit se edhe nje jave na duhet, se edhe dy jave na duhen per te kaluar kulmin e pandemise dhe paraqiste edhe kurba mashrimi se si u ngjit dhe po bie pandemia ne Shqiperi?

Shkaku eshte nje dhe vetem nje: Menaxhimi totalisht i deshtuar i pandemise nga kryepidemiologu xhahil Edvin Kristaq Genjeshtra, loja e tij kriminale me jetet e njerezve ne menaxhimin e panedemise.

Ndonjerit qe mund te pretendoje se kjo vjen nga hapja i rikujtoj se Italia pas hapjes, diten qe ne kishim 99 raste dhe kishim bere 412 testime, kishte gjithsej 100 raste dhe kishte bere gjithsej 56000 testime, ose Greqia pas hapjes ka patur dite me vetem dy raste apo me 40 raste nderkohe qe ne kishim perkatesisht 67 dhe 81 raste me covid19.

Po ju rikujtoj ketu se ne rastin e Greqise dhe Italise, Kryeministri Micotaqise dhe Kryeministri Conte nuk i mashtronin dhe fallsifikonin te dhenat e pandemise.

Keshtu qe kjo ndodhi ne Shqiperi sepse per 80 dite me rradhe kryepidemiologu xhahil Edvin Kristaq Genjeshtra me qendrimin e tij antitestim, antimaske mashtroi, manipuloi, fallsifikoi me etje te madhe me te dhenat e pandemise dhe dekoroi e shpalli veten me i miri ne manaxhimine saj vetem e vetem se genjente ne çdo fjale qe nxirrte duke luajtur me jeten dhe shendetin e shqiptareve dhe paraqitur atyre si sukses deshtimin, disfaten e tij te plote me nje çmim shume te larte ne jetet dhe shendetin e njerezve. sb

COVID-19 –te dhenat me daten 31 Maj 2020.
Testime totale 16175
Testime molekulare 14723
Testime serologjike 1452
Raste pozitive 1137
Raste të shëruara 872
Raste Aktive 232
Humbje jete 33

COVID-19 – te dhenat me daten 19 Korrik 2020.
Testime totale 35438
Raste pozitive 4090
Raste të shëruara 2311
Raste Aktive 1667
Humbje jete 112

Qeveria te ndaloje “Konspiracionin” e testimeve - shkak i perkeqesimit epidemiologjik e shendetesor!
Qe prej shkurtit testimet me tampon e me tej ato imunologjike vazhdojne te jene ne shifra te mjerane, ne amulli, jo transparence, duke perbere nje nga shkaqet e deshtimi.
--Jemi vendi i fundit ne Europe per numrin e testimeve per 1 milion banore me 10617, kur Serbia ka 60050, Italia 100955 etj
--Jemi vendi me pozitivitetin me te larte te tyre, gje qe flet per numer te vogel e probleme metodike, qe demtojne kerkimin,

psh dje ne Itali u bene 56000 tetime e dolen pozitiv reth 100 persona, ne Shqiperi reth 450 testime e pozitiv dolen 99!

Modifikuar më Hënë, 20 July 2020 11:49
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...