Mbështetje për ata që sakrifikuan në plan personal për lirinë e Kosovës”, Basha i shpreh mirënjohje Thaçit

Hënë, 20 July 2020 13:06

 

 

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha është pritur sot në një takim nga presidenti Hashim Thaçi, ku treguan për mediat temat e diskutimit mes tyre.

Gjatë fjalës së tij Thaçi dha detaje mbi diskutimin që pati me liderin e opozitës shqiptare, ndërsa shtoi se Shqipëria ka dhënë kontributin e saj për integrimin e Kosovës.

“Sot diskutuam për zhvillimet në Kosovë, në Shqipëri, për një bashkëpunim më të ngusht. Destinacioni i Kosovës është që të jetë sa më shpejt pjesë e NATO-s dhe BE-së. Këto përvoja janë fiksuar dhe në takim me kryeministrin Hoti. Është me rëndësi që të kemi një konsensus edhe më të gjerë, për hapat konkret dhe për liberalizimin e vizave dhe të dialogut. Diskutuam dhe për dialogun mes Serbisë dhe Kosovës. Për ne është me rëndësi jetikë që të ketë konsensus gjithëpërfshirës. Kontributi i Shqipërisë ka qenë i mirëseardhur.”,- tha Thaçi.

 

Ndërkohë, kryetari i PD-së Basha tha se me rëndësi ngelet fakti që dialogu mes Serbisë dhe Kosovës të jetë gjithëpërfshirës.

 

“Është kënaqësi që të takohemi. Ne folëm për zhvillimet në Kosovë dhe Shqipëri. Për hapat që po hidhen për dialogun me Kosovën. Shprehja mbështetjen time për qëndrimin e presidentit Thaçi për dialogun. Është pikëpamja ime dhe e PD se bashkërendimi hde bashkëpunimi i politikës kosovare, e forcon përballjen me sfidat. Bashkërendim i ngushtë mes SHBA dhe BE ngelet një parakusht për suksesin e çdo iniciative në raport me iniciativat. Sa i përket dialogut, një bashkërendim i tillë do ta mundësojë atë. Shpreha mbështetje për ata që kanë sakrifikuar në këto 22 vite për lirinë e Kosovës dhe se u duhet të sakrifikojnë në plan personal, siç është dhe presidentin Thaçi dhe për bashkëpunëtorët e tij.”, pohoi Basha.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...