Rama në Këshill:Nuk ndalojmë koalicionet, por do i grupojmë

Hënë, 20 July 2020 16:00

 

I pranishëm në Këshillin Politike, Edi Rama ka deklaruar se propozimi i tij për të hapur listat, nuk i ndalon koalicionet, por i grupon në një të vetëm.

Gjatë fjalës së tij, Rama është shprehur se mazhoranca nuk i ka votat për të miratuar marrëveshjen në Kuvend, prandaj është futur në bisedime me ata që ai i emërton si opozitë

‘Ne nuk ndryshojmë as sistem, as zona zgjedhore. E vetmja gjë është që po hapim listat. Edhe për hapjen e listave, hajdeni ulemi nëse keni ndonjë mendim se si të garantojmë kuotën gjinore sa më mirë.

Por në një koalicion siç i bën gjithë Europa dhe jo si modeli ynë i deritanishëm që se ka askush

 

Nuk ndalojmë koalicionet, por formë grupimi që të mundësojë hapjen e listave dhe të mos ndërlikojë administrimin.

Korrektimi në kod i përket vetëm pjesës së hapjes së listave dhe nuk cënon përmbajtjen e dokumentit.

Ne i qëndrojmë marrëveshjes. Marrëveshja duhet miratuar, për tu miratuar duhen votat në kuvend që ne si mazhorance nuk i kemi. Në bisedimet me opozitën parlamentare kemi dakordësuar për hapjen e listave.

Ajo çka kërkojmë është hajdeni ulemi dhe me sa me shumë dakordësi të reflektojmë në kod këtë sanksionim të hapjes së listave që vjen nga ndryshimi kushtetues.

Pra nuk u ndalon njeri të bëni aleancat tuaja’, është shprehur Edi Rama në Këshillin Politik.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...