Zgjedhjet e 2021/Lubonja:Ramës nuk i dalin mirë sondazhet, ka shkelur në shumë dërrasa të kalbura… prandaj do ndalim të koalicioneve

Hënë, 20 July 2020 18:01

Analisti Fatos Lubonja iftuar në rubrikën ‘’Opinion’’ në News24 pretendon se Rama do të ndalojë koalicionet pasi sondazhet për zgjedhjet e 2021 në fund të këtij mandate ti të dytë qeverisës po i dalin keq.

Sipas Lubonjës, kjo është arsyeja se pse do të ndalojë koalicionet pasi me to avantazhohet në zgjedhje, pasi sqaron se Rama ka shkelur në shumë ‘’dërrasa të kalbura’’ që nga Teatri tek menaxhimi i pandemisë.

Por analisti ka dyshime se Rama do të bëjë edhe në këto zgjedhje manovra për t’i kontrolluar ato dhe për të mbajtur me çdo kusht pushtetin pavarësisht se historia e ka treguar që partitë në fund të mandatit të dytë kanë rënie

‘’Këtu është një nga të këqijat e mëdha që ne nuk kemi sondazhe në institutet serioze që do ndiqnin politikën dhe do tregonin online një partie sa i ke pikët, sa shkove me këtë mendim, sa re, dhe kjo do korrigjonte politikanët. Por këta bëjnë sondazhe me marifet. Ka shumë gjasa që sondazhet nuk i dalin mirë, dhe ka bërë këtë ndryshimin që të ndalojë koalicionet. Logjikisht duke parë çfarë ka ndodhur me pandeminë, menaxhimin, Teatrin, ka shkelur në aq shumë dërrasa të kalbura sa që sado shqiptarët të jenë të rreshtuar, dhe të ketë njerëz me vete, administratën, unë besoj se është në rënie dhe prandaj bën këto veprime. Ka dhe paranoja. Besoj se kështu është, koha e provon. Historia e tregon që partitë pas mandatit të dytë kanë rënë, por jam skeptik dhe dyshohet që Rama s’do t’i kontrollojë. Manovrat do të jenë të shumta. Ka nga ata opozitarë që thonë që nuk ka sit ë shpëtojë, por nuk mendoj kështu. Ai do bëjë çmos të bëjë pushtetin. ‘’- tha Lubonja.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...