Raporti i DASH/ Meta: Thellësisht i shqetësuar për censurën qeveritare ndaj medias gjatë pandemisë

Hënë, 20 July 2020 20:16

Presidenti Meta ka shprehur shqetësimin e tij të thellë për konkluzionet e nxjerra në raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit, ku thuhet se ‘e drejta për informim nga administrata publike u vështirësua nga pandemia dhe se gjatë muajve të fundit gazetarët janë përballur ne refuzim të institucioneve për të dhënë informacione me rëndësi për qytetarët’

‘Thellësisht i shqetësuar nga konkluzionet e bëra sot publike nga "Zëri i Amerikës" sipas të cilave "e drejta për informim nga administrata publike u vështirësua nga pandemia dhe se gjatë muajve të fundit gazetarët janë përballur në mënyrë të përsëritur me refuzim të institucioneve për të dhënë informacione me rëndësi për qytetarët".

 
 
 
 

Pohimi i ekspertëve të medias në VOA se "kjo periudhë e jashtëzakonshme në Shqipëri është shoqëruar me një censurë të fortë informacioni", është tepër e rëndë dhe kërkon urgjentisht reflektim serioz dhe të përgjegjshëm.

 
 

Gjendja e fatkeqësisë natyrore nuk mund të kufizojë të drejtat dhe liritë themelore të njeriut siç është edhe drejta e lirisë së informimit.

Është e patolerueshme çdo mënyrë e drejtpërdrejt apo indirekte për të vendosur censurë paraprake mbi mjetet e informimit publik apo kufizuar lirinë e shprehjes.

Në këtë kuadër e përshëndes dhe e vlerësoj edhe qëndrimin e bërë sot publik nga Departamenti Amerikan i Shtetit, ku ndër të tjera theksohej se “veprimet e qeverive kundër epidemisë së COVID-19, nuk duhet të përdorin sëmundjen si pretekst për shtypjen e personave ose ideve”.

"Zëri i Amerikës": Shqipëri, institucionet refuzojnë dhënien e informacionit për gazetarët

https://ëëë.zeriamerikes.com/a/5510003.html…

DASH: Qeveritë nuk duhet të përdorin pandeminë si shkas për shtypjen e njerëzve dhe ideve

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...