Ali Ahmeti:Fyerjet e Zaevit ndaj shqiptarëve janë të pafalshme

Tuesday, 21 July 2020 09:14

 

Kreu i BDI-së Ali Ahmeti gjatë një interviste për emisionin Pressing ka thënë se fyerjet e kreut të LSDM-së Zoran Zaev, se “Shqiptarët blihen për pesë pare” janë të pafalshme.

Ahmeti tha se deklaratat e Zaev se kinse ai e paska fyer BDI-në dhe jo shqiptarët bëhen për të manipuluar qytetarët, por janë të pabesueshme dhe nuk qëndrojnë. Ahmeti tha se qytetarët dhe shqiptarët janë të revoltuar me Zoran Zaevin dhe qëndrimet e tija kundër shqiptarëve të cilët e votuan në zgjedhjet e 2016-tës.

Deklarimet e Ahmetit për Zaevin lënë të hapur mundësinë e bashkëpunimit të BDI-së me VMRO-DPMNE-në e Hristjan Mickoskit me të mund të bëj shumicë së bashku me mandatin e partisë “E majta” e cila në zgjedhjet e fundit mori dy deputetë.

Megjithatë, Ahmeti tha se në fund do të shohin se cili nga koalicionet e bllokut maqedonas do të jetë më të hapur për të pranuar kushtet e BDI-së, e me të do të bëjnë marrëveshje për formimin e qeverisë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...