Gjyqtari i Gjykatës së Apelit të Tiranës, Gjin Gjoni, ka dhënë dorëheqjen nga Këshilli i Lartë Gjyqësor.
Vendimin e ka bërë të ditur vetë, me anë të një letre që i është drejtuar KLGJ-së.
Gjoni ka dorëzuar kërkesën e dorëheqjes pranë këtij institucioni.
Në letrën e tij të largimit Gjoni ka shkruar se ‘drejtësia është në kolaps’.
Gjyqtari ka theksuar në letër se ‘Vettingu, jo i barabartë për të gjithë.
‘E kalon Vettingun nëse i shërben politikës. Trupa e Vettingut ka lidhje me politikën’, shkruan Gjoni në letrën e tij, të cilën e lexoni të plotë më poshtë.