Gazetari Enkel Demi ishte i ftuari i parë i Adi Krastës në SYRI TV.
Ai komentoi situatën e krijuar në vend pas kërkesës së kryeministrit Edi Rama për lista të hapura dhe ndryshime kushtetuese.
Demi tha se nuk ka lista të hapura, pasi ato sërish do përcaktohen nga krerët e partive.
Sipas tij, qëllimi i këtij debati është ndalimi i koalicioneve.
“Koalicioni opozitar tani është 60 përqind,” tha Demi. “Ai do humbte edhe pa koalicion,” tha Demi.
I pyetur se çfarë ka në mendje Edi Rama me këto veprime, Demi tha se nuk mund të analizojë mendjen e Ramës.
“Ky ka luajtur mendsh. Me një të marrë, nuk mund të fusim dot logjikën racionale,” tha Demi.
“Ai dallohet nga mënyra se si flet, se si i harron fjalët. Ajo që po mundohet të bëjë është se do të negociojë kapitullimin,” tha Demi, duke shtuar se Rama kërkon një rrugëdalje për veten.
“Këtij i duket sikur ne po i marrim pronën, pasi është kaq shumë i lidhur me pushtetin. Këtij t’i marrësh pushtetin është sikur i merr një gjë që i takon,” tha Demi.