Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, ka ironizuar dakordësinë e arritur mes opozitës parlamentare dhe PS mbrëmjen e sotme, ndërsa thotë se “rilindja bëri marrëveshje me veten për Reformën Zgjedhore”.
“Tamam si nje hunde me dy vrima, qe here kruan njeren dhe here tjetren, por ne te dy rastet nxjerr vetem….sekrecione!”, shkruan Vasili në facebook.
PS dhe opozita parlamentare firmosën sot marrëveshjen për ndryshimet Kushtetuese, ku pika e parë e saj ishte dakordësia për votimin e paktit të 5 qershorit. Megjithatë, opozita parlamentare duket e ndarë rreth kësaj pike.
Postimi i plotë:
Rilindja ben marreveshje me veten per reformen zgjedhore.
Tamam si nje hunde me dy vrima, qe here kruan njeren dhe here tjetren, por ne te dy rastet nxjerr vetem….sekrecione!
Marreveshja eshte thjesht facolete per te fshire sekrecionet dhe aq!