“Boll u ankuam! Secili të marrë përgjegjësitë e veta!”, Meta ndan mesazhin nga takimi me kampionin shqiptar: I lumtur që po kthehet në Shqipëri

E mërkurë, 22 July 2020 14:03

TIRANE

Presidenti Ilir Meta priti sot në një takim Kampionin Christian Demaj dhe familjen e tij. Në një postim në facebook, ndërsa ndan foto të takimit, Meta shprehet i kënaqur me vendimin e marrë prej tij që pas një kohe të gjatë kaluar në Gjermani tani po kthehet për të ndërtuar të ardhmen e tij në Shqipëri.

Postimi i plotë:

“Sot në Presidencë prita miq tepër të veçantë, Kampionin Christian Demaj dhe familjen e tij të mrekullueshme.

Më lumturuan shumë me vendimin e tyre për të qëndruar përgjithmonë në Shqipëri dhe për të ndërtuar të ardhmen këtu, edhe pse prej kohësh kishin jetuar në Gjermani, vendin ku Christiani, u lind dhe u rrit.
Tepër emocionuese ishte për mua fakti që më shumë për këtë vendim ata ishin ndikuar nga dy fëmijët, Alesia dhe Luisi, që e donin me gjithë shpirt Shkodrën e Shqipërinë dhe nuk pranonin më të largoheshin prej saj.

 

Shumë mesazh i mençur vjen nga Kampioni: “Nuk vazhdohet më me dy plane, një në Gjermani dhe një në Shqipëri. Tani vetëm një plan për familjen time: Në Shkodër. Boll u ankuam! Secili të marrë përgjegjësitë e veta!”

 

Shembulli pozitiv i familjes Demaj është tepër frymëzues për të gjithë shqiponjat për t’u kthyer në folenë e tyre!

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...