“Qytetar Nderi” i Gjilanit, Presidenti Meta pret kreun e Komunës Lutfi Haziri

E Enjte, 23 July 2020 13:02

Presidenti i Republikës Ilir Meta priti sot në zyrën e tij kryetarin e Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri. Në cilësinë e “Qytetarit të Nderit” të Gjilanit, Meta shprehet se i ka përcjellë z. Haziri përshëndetjet më të përzemërta vëllazërore për të gjithë bashkëqytetarët e tij të Gjilanit.

Po ashtu, temë e diskutimit ishin dhe sfidat e përbashkëta të Kosovës dhe Shqipërisë në rrugët euroatlantike, duke u ndalur veçanërisht në domosdoshmërinë e tejkalimit sa më të shpejtë dhe të lehtë të pasojave të pandemisë COVID-19, me afrimin e pikut të sezonit turistik.

Mesazhi i Presidentit Meta

Mikprita sot kryetarin e Komunës së Gjilanit, z.Lutfi Haziri.

Në bisedën e hapur ndamë mendime rreth sfidave dhe rrugës euroatlantike të Kosovës dhe Shqipërisë, duke u ndalur veçanërisht në domosdoshmërinë e tejkalimit sa më të shpejtë dhe të lehtë të pasojave të pandemisë COVID-19, me afrimin e pikut të sezonit turistik.

I përcolla përshëndetjet më të përzemërta vëllazërore për të gjithë bashkëqytetarët e mi të Gjilanit. 🇦🇱❤️🇽🇰

Login to post comments