Pjesë e marrëveshjes së 5 qershorit, ambasadori britanik: Çdo diskutim i mëtejshëm i reformave duhet të jetë gjithëpërfshirës

E Enjte, 23 July 2020 17:22

 

TIRANË
Ambasadori i Britanisë së Madhe Duncan Norman ka përshëndetur miratimin e marrëveshjes së 5 qershorit nga parlamenti.
Norman, i cili ishte pjesë e kësaj marrëveshjeje si një nga nxitësit bashkë me ambasadoren amerikane, thekson në reagimin e tij se çdo diskutim i mëtejshëm i reformave duhet të jetë me pjesëmarrjen aktive të të gjitha palëve.

“Urime Parlamentit për miratimin e marrëveshjes së 5 qershorit pas një periudhe të gjatë pune gjithëpërfshirëse, forcimin e procesit zgjedhor dhe perspektivat e integrimit. Çdo diskutim i mëtejshëm i reformave duhet të jetë vërtet përfshirës me pjesëmarrjen aktive të të gjitha palëve”, deklaron Norman.

Login to post comments