Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka dalë në një konferencë për shtyp, ku fillimisht përshëndeti Komisionin e Venecias për mbështetjen që i dha institucionit të Presidentit në lidhje me emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. ”Përshëndes Komisionin e Venecias për mbështetjen. Mazhoranca u detyrua të pranojë vullnetin e popullit. Si GjL dhe GjK janë dy nga kushtet kryesore për antarësim. Kryerja e betimit para presidentit s’është thjesht një akt honorifik”.
Kreu i shtetit, nga ana tjetër hodhi akzua të forta kundër Kuvendit, duke e quajtur një partiak në rastin e rrëzimit e dekretit për betimin e anëtarëve të Gjykatës së Lartë dhe anëtarëve të SPAK.
”Dje Kuvendi u soll shumë ndryshe për ligjin për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Kuvendi dje preku në mënyrë të pabesë ligjet e Reformës në Drejtësi. Kuvendi i hoq të drejtën Presidentit për tu betuar tek President dhe anëtarëve të SPAK. Kuvendi një partiak i ndau dje gjyqtarët e Gjykatës së Lartë në tre kategori. Me këtë ligj është cënuar integriteti i Gjykatës së Lartë dhe asaj Kushtetuese. Po kështu Parlamenti një partiak ka ndarë në dy pjesë dhe anëtarët e SPAK”: