Në përfundim të konferencës me mediat, Presidenti Ilir Meta ishte i qartë në qëndrimin e tij ndërsa paraljamëroi se kush prek 5 qershorin duhet ta dijë që nuk ka vetëm 30 korrik. Duke komentuar ftesën e kryeministrin Rama për këshillin politik Meta e konsideroi atë aspak serioze ndërsa shprehu gatishmërinë e tij për të dhënë mendim në rast se ftohet zyrtarisht.
“Nuk ftohet Presidenti në këto të këshillit politik me gjëra të tilla kaq të shëmtuara e jo serioze, si tëitteri këtu që ‘I.M nëse dëshiron pas L.B etj etj..”.
Nëse dikush do mendimin e Presidentit fton zyrtarisht, sikundër ftoi presidenti e zyrtarisht kryeministrin vjet për të gjetur një dakordësim për zgjedhje gjithëpërfshirëse. Nëse anëtarët e këshillit politik duan që Presidenti të jetë atje është i gatshëm të shkojë atje dhe të japë mendim për një proces shumë të rëndësishëm për të ardhmen e vendit.
Po këto ftesa kështu L.B dhe I.M dhe OP edhe Haxhi Qamilit do i vinte turp, do tregonte më shumë respekt për institucionet.” tha Meta, ndërsa kthyer votimit të 30 korrikut theksoi se nuk ndalon askënd të cmendet.
“Nuk ndaloj njeri të cmendet as të hidhet nga kati i 20, kam të drejtë t’I them mos se vritesh. Mos më bëni mua përgjegjës për njerëz që nuk kontrollojnë doza të optimizmit të tyre. Edhe Haxhi Qamili nisi revolucion kundër Europës, mendoi se ishte ide e mirë po si përfundoi Haxhiu e dimë të gjithë.
Kam dhënë një kontribur shumë të rëndësishëm që opozita të tërhiqet nga kushti i qeverisë tranzitore, dhe të pranonte këtë standard minimale, po kush prek 5 qershorin duhet ta dijë që nuk ka vetëm 30 korrik, ka 31 korrik, 2 gusht nuk ndalon jeta përkundrazi. Por duhet ta dinë që ka një datë ku ndahen dy epoka dhe s’ka më rikthim në tryeza, nga ata që përmbysin tryezat pasi ke dhënë shembullin më të poshtër se si për interesa të pushtetit tënd je gati të përmbysësh të ardhmen europiane të një vendi.” -përfundoi Meta.