“Listat e hapura, farsë për të dëmtuar ‘5 Qershorin’”- Vasili: Kodin elektoral na u deshën 6 muaj për ta ndryshuar, kurse Kushtetutën…

Premte, 24 July 2020 21:09

Përfaqësuesi i LSI-së pjesë e Opozitës së Bashkuar, në Këshillin Politik, Petrit Vasili në një prononcim për mediat pas përfundimit të mbledhjes tha se çështja e listave të hapura për PS ishin një farsë, që kishte të bënte drejtëpërdrejtë me heqjen e koalicioneve.

vasili

Teksa theksoi se listat e hapura u propozuan për të dëmtuar marrëveshjen e 5 Qershorit, Vasili u shpreh se qeveria kërkon që të ndryshojë në gjashtë ditë Kushtetutën, ndërsa gjashtë muaj u deshën vetëm për ndryshimin e Kodit Elektoral.

Vasili: PS qartësoi për opinionin publik që çështja e listave të hapura, zelli për të folur për to ishin thjeshtë një farsë, alibi që vjen erë të qelbur dhe kishte të bënte vetëm me heqjen e koalicioneve në Kushtetutën e Shqipërisë.

Meqë ka një zell të vazhdojmë përpara me listat e hapura. Jemi dakord që listat e mbyllura të bëhen të hapura, por pati “Jo” absolute dhe Gjiknuri propozoi që ne të mblidhnim 28 firma nga deputetë e Kuvendit për të depozituar nismën.

E gjithë kjo ishte një farsë për të ç’bërë e dëmtuar 5 qershorin. Opozita ka qenë e qartë në propozim. Rama erdhi në Këshillin Politik për të bërë farsën e radhës.

Një gjë është e qartë Kushtetutën duan ta ndryshojnë për 6 ditë kur 6 muaj na u deshëm për të ndryshuar kodin elektoral.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...