Zëri Amerikës: Opozita në Tiranë propozon lista krejt të hapura. PS nuk dëshiron

Saturday, 25 July 2020 09:02

 

Nga VOA-

Opozita e Bashkuar deklaroi të premten pasdreke se ishte e gatshme të ofronte mirëkuptimin për një hapje 100 për qind të listave në zgjedhje, me kusht që të mos ndryshoheshin koalicionet dhe formula e përllogaritjes së mandateve.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha pas një mbledhje të koalicionit se Opozita e Bashkuar refuzon me vendosmëri çdo propozim të njëanshëm për ndryshime kushtetuese, të cilat prekin çështje që lidhen me zgjedhjet.

Zoti Basha theksoi se tryeza e Këshillit Politik është vend i vetëm ku mund dhe duhet të diskutohet në raport me një numër çështjesh ende të pazgjidhura, që kanë të bëjnë me rekomandimet prioritare të OSBE/ODIHR-it, si shitblerja e votës dhe presioni ndaj administratës publike.

“Marrëveshja e 5 qershorit është bazë për garantimin e zgjedhjeve normale, e arritur me ndihmën e partnerëve tanë strategjikë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimit Europian dhe vendeve anëtare të Bashkimit Europian, Britanisë së Madhe dhe OSBE-së. Ata bënë të qartë së rruga e konsensusit është rruga e vetme për të ecur përpara në çdo çështje që ka të bëjë me zgjedhjet dhe me procesin e integrimit europian të vendit, sepse këto të dyja tashmë janë të lidhura që prej marsit të këtij viti, qoftë në aspektin e reformës, por edhe në zbatimin e asaj që bihet dakort bashkarisht” – tha zoti Basha.

Ai shtoi se qeveria synon vetëm prishjen e koalicionit opozitar me ndryshime të njëanshme kushtetuese.

Një ditë më parë parlamenti me shumicë socialiste miratoi me 99 vota ndryshimet në Kodin zgjedhor të dakortësuara më 5 qershor mes Partisë Socialiste dhe opozitës jashtë parlamentare.

Kryeministri Edi Rama deklaroi në sallë se shumica nuk po votonte me zemër, por si shenjë e një kompromisi të nevojshëm, duke njohur se demokratët dhe aleatët e tyre janë një realitet politik i pamohueshëm.

Votat për marrëveshjen e 5 qershorit u dhanë dhe nga pjesa dërrmuese e opozitës parlamentare, e cila në këmbim ka marrë mbështetjen e socialistëve për ndryshimet kushtetuese, që i hapin rrugë listave të hapura dhe shmangin koalicionet në formën e organizimit të deritanishëm.

Demokratët dhe aletatë e tyre e kanë kundërshtuar me forcë një akt të tillë që sipas tyre do të ketë pasoja të paparashikueshme për stabilitetin politik të vendit, duke folur për një vendim të njëanshëm.

Por kryeministri Edi Rama, pohoi se ndryshimet kushtetuese do të votohen javën e ardhshme në parlament.

Presidenti i Shqipërisë, Iliri Meta, siguroi sot diplomatët europianë se do të dekretojë menjëherë ndryshimet e Kodit Zgjedhor të miratuara nga parlamenti, duke respektuar marrëveshjen e 5 qershorit.

Zoti Meta i bëri këto komente pas një takimi me ambasadorët e vendeve anëtae të BE dhe të Mbretërisë së Bashkuar.

Presidenti Meta theksoi se ka rëndësi të veçantë vazhdimi i punës në Këshillin Politik vetëm me konsensus dhe gjithëpërfshirje.

“Çdo prekje e njëanshme e Kushtetutës do të konsiderohet si akt i papranueshëm që synon të asgjësojë shtetin e së drejtës, demokracinë dhe të ardhmen europiane të Shqipërisë” – deklaroi presidenti Meta pas takimit me diplomatët europianë.

Pas këtij takimi, zoti Meta zhvilloi një tjetër takim me kryetarin e Partisë Demokratike të opozitës Lulzim Basha, me të cilin bisedoi sërish mbi dekretimin e menjëhershëm të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, që dolën nga marrëveshja e 5 qershorit.

Miratimi i Marrëveshjes së 5 qershorit u përshëndet nga ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë. “Ky akt respekton marrëveshjen e bërë nga të gjitha partitë dhe e çon Shqipërinë një hap tjetër përpara drejt Bashkimit Evropian. Përgëzojmë të gjitha partitë që u siguruan që marrëveshja e 5 qershorit u arrit, u respektua, dhe u zbatua në mënyrë gjithëpërfshirëse dhe transparente”.

Edhe Komisioneri për Zgjerimin Oliver Varhelyi dhe Delegacioni i Bashkimit europian në Tiranë përshëndetën votimin, duke theksuar se “përmbush një nga kushtet kryesore për të filluar negociatat e anëtarësimit në BE, siç thuhet në konkluzionet e Këshillit të 25 marsit 2020”. Sipas delegacionit të BE-së “dispozitat e reja legjislative do t’i japin Shqipërisë një kuadër zgjedhor me integritet dhe standarde transparence më të larta, bazuar në rekomandimet e OSBE / ODIHR-it”.

Përfaqësia e OSBE-së në Tiranë gjithashtu e mirëpriti vendimin e parlamentit, duke nënvizuar më pas faktin se “si me çdo reformë tjetër, zbatimi është kyç. Ne mbetemi te gatshëm t’i ndihmojmë autoritetet shqiptare në këtë rrugë, si edhe për zhvillimin e hapave të tjerë të reformës. U bëjmë thirrje të gjitha palëve të vijojnë dialogun për reforma të mëtejshme”, përfundon deklarata e OSBE-së.

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në Këshillin Politik, ku opozita mungoi ndaj ai paralajmëroi se nuk do të presin pa fund. “Dakortësia mes forcave parlamentare votohet më 30 korrik. Pa diskutim”, – deklaroi zoti Rama në parlament.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...