Meta: Çdo prekje e Kushtetutës nga një parlament jo kushtetues është një përpjekje për të asgjësuar rendin kushtetues, por do marrë përgjigjen e merituar
Në komunikimin javor me median, Presidenti Ilir Meta, i është përgjigjur edhe pyetjes lidhur mbi pritshmëritë e tij për 30 korrikun e vendosur nga Rama si datë të votimit në Kuvend të ndyshimeve kushtetuese.
Meta tha i bindur para gazetarëve se njeh vetëm një datë dhe kjo është 5 qershori dhe nuk njeh asnjë datë tjetër të shpikur kundër interesave të integrimit të vendit.
‘Kush shpik një datë të vetme për interesat e tij, të mos harroj se ka edhe 31 korrik, ka edhe 2 Gusht, edhe nuk ndalon as jeta, asgjë, përkundrazi.
Ka një datë ku ndahen dy epoka, por pastaj nuk ka më rikthim në tryezë, nga ata që përmbysin tryeza, në kërkim të të drejtave të një pakicë, kur ke dhënë shembullin me kriminal që për interesat e tua do të përmbysësh interesat e vendit tënd.’-tha Meta.