Nga Sali Berisha
Privatizohet edhe plazhi i fundit publik ne Durres.
Ryshfeti ben kerdine.
Ju merr durrsakeve edhe plazhin e Currilave!
Lexoni denincimin e qytetarit dixhital. sb
Pershendetje,zoti Berisha!Jam nje qytetare nga Durresi dhe banoj ne lagjen nr.1. I erdhi rradha qytetit tone per cudine e rradhes. Bashkia e Durresit ne bashkepunim me Ministrine e Turizmit i ka dhene pronares se hotel Nais ne Currila token ku eshte dhe ka qene i vetmi plazh publik mbi 30 vite ne Durres,nje hapesire e vogel 200 m² ne mes te hotel "Aragostes" dhe restorant "Garten".Ne ate plazh vine pensionista dhe femije te shumte te lagjes nr.1 e te te gjithë Durrësit, pasi jo te gjithë kane mundesi ekonomike per te blere nje shazllon. Sot erdhi policia bashkiake bashke me nenkryetarin e bashkise dhe pronaren,e piketuan me topografe,vune tabela duke e zaptuar e thane me paturpesi se neser duhet te largoheni e nuk ka me plazh publik. Ne nuk kemi kujt ti drejtohemi tjeter se dihet qe ne Shqiperi ata qe s'kane para,as nuk degjohen e as nuk shikohen me sy. Per te shtuar me shume ne kete ceshtje,eshte se hoteli nuk ndodhet ne vijen bregdetare,por ndodhet 500 m larg ne nje pallat. Ju lutem na ndihmoni,sepse neser ne nuk kemi te drejte te shijojme plazhin qe na e ka dhene Zoti e po na e merr bashkia e qeveria. Faleminderit per mirekuptimin,pres me padurim përgjigjjen tuaj.