Shkëlzen Berisha-Ballës: Kreditë e bankës nuk janë xhepat e Edmond Begos

Saturday, 25 July 2020 13:24

 

Juristi Shkëlzen Berisha iu përgjigj akuzave të numrit dy të PS, Taulant Balla, se ka blerë një pronë në Tiranë. Kjo akuzë është rikthyer nga mediat pranë qeverisë dhe është komentuar nga Balla. Berisha thotë se prona është blerë me një kredi të rregullt në bankë, duke theksuar se kreditë nuk janë ‘xhepat e trafikantit të drogës, Edmond Bego’, i njohur si mik i ngushtë i Ballës. Ndërkohë, Balla është dënuar edhe më parë për shpifje ndaj Shkëlzen Berishës.

REAGIMI

Sot Tualeti i Ramës është bllokuar sërish (normale pas një përdorimi të palodhur shumëvjeçar) dhe ka “zbuluar” për së dyti atë që kishte zbuluar së pari, që para 1 viti. Duke qenë se zbulimi i parë nga i dyti, ndryshon aq sa ndryshon tualeti dje me tualetin sot, po ripostoj përgjigjen që i kam kthyer me datë 19 qershor 2019.

19 qershor 2019

“Tualeti kërkon të dijë ku i kam gjetur paratë për të blerë një pronë? Siç e thotë dhe dokumenti që ke “vjedhur” nga hipoteka, çdo qindarkë është marrë në banke Tualet. Jo në bankat e regjistruara offshore ku merrte rrogën bashkëshortja e përdoruesit tënd, as në “bankat” që financojnë blerjen e votave, as në xhepat e trafikantëve të drogës, me të cilët ti udhëton më shumë se më gruan tënde, dhe as nga taksat e publikut ku ata fusin duart duke përvetësuar miliona euro sapo kthehen nga muaji i mjaltit me ty. Është kredi e marrë nga një bankë serioze ndërkombëtare brenda të gjitha rregullave dhe ligjeve, e deklaruar, e noterizuar me dokumentacion të depozituar pranë atyre institucioneve nga ku dhe ti i ke vjedhur. Tani që e more përgjigjen Tualet, do ishte mirë të përgjigjeshe nëse mbi 30 udhëtime që ke kryer me trafikantin e drogës, Edmond Bego, janë sponsorizuar nga xhepi yt, nga xhepi i trafikantit apo nga 6 milionë eurot që OSHEE i fali në kundërshtim me çdo ligj pas udhëtimeve që bënte me ty. A ke ndonjë ide Tualet përse punonjësit e OSHEE do rrezikonin burgun duke shkelur ligjin për mikun tënd të shtëpisë? Ke ndonje ide Tualet përse prokuroria nuk e heton këtë çështje? Mendohu Tualet mendohu, se numërimi mbrapsht ka filluar dhe shumë shpejt përgjigjet nuk do të jenë fakultative, por me detyrim”.

P.S: Për komentet e tjera shtesë ndaj tualetit të partisë do përgatitet padia e radhës për shpifje.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...