Pedagogu dhe analisti, Mark Marku i ftuar në emisionin e Nisida Tufës ”Kjo Javë” në News24 ka thënë se ndalimi i koalicioneve mund të çojë në konflikt civil.
Sipas Markut tentativat e këtij lloji destabilizojnë vendin dhe mund të çojë në shpërthime të pakontrollueshme të shoqërisë dhe shkon në dhunë e konflikt.
Për më tepër Marku shton se Presidenti nuk mund të shpërbëjë parlamentin pasi ky precedent ndodh kur nuk formohet qeveria por Metës i jep të drejtë fakti se parlamenti është i paligjshëm.
”Edhe njëherë tjetër e kam thënë, nuk ndodh sepse në demokraci ka shumë rëndësi Presidenti. Që presidenti ta shpërndajë parlamentin, më duket nga praktika, por edhe në teori, nga praktika e shpërndarjes së parlamenteve ndodh kur qeveria nuk ka shumicën. Bëhet ajo loja politike dhe kur ezaurohen të gjithë aktorët parlamentarë atëhere shpërndahet kur nuk formohet qeveria. Ne nuk e kemi parë asnjëherë këtë precedent. Metës i jep të drejtë një gjë, dhe të mendohen mirë kur të shkojnë tek kjo, mazhoranca, Meta e opozita që mos krijojnë një precedent që të ketë sado pak diskutim. Ky parlament është i paligjshëm. përgjimet që kanë nxjerrë deputetët e paligjshëm, opozita që ka lënë Kuvendin, teksa këta që janë sot në ato karrige nuk përfaqësojnë më partitë politikë që i kanë zgjedhur. Janë sa 30 individë që janë shkëputur nga partitë e tyre, sepse partitë e tyre kanë elektoratin e tyre. Parlamenti është i paplotë. Nëse tentojnë të ndalojnë koalicionet po destabilizojnë vendin dhe do shkojmë në konflikt civil. Kemi shkuar disa herë edhe në ’97, jemi një shoqëri që është heterogjene dhe me shumë probleme. Shoqëritë pa iniciativa shpërthejnë. Tensionet sociale i shtensionojnë nëpërmjet aktivizimit publik, grupeve të ndryshme.”- tha Marku.