FOTOREPORTAZHI:Të papunë në shtëpi, shqiptarët presin të largohen

Hënë, 27 July 2020 12:16

 

Agjencia më e madhe ndërkombëtare e lajmeve, Associated Press, ka publikuar një fotoreportazh nga Shqipëria, të titulluar: “Të papunë në shtëpi, shqiptarët presin të largohen nga vendi”. Fotot e zymta tregojnë një Shqipëri që ngjan më atë të fillimviteve ’90.

Fotoreportazhi është bazuar në qytetin e Ballshit, ku të rinjtë thonë se mezi presin të largohen. “Nuk ka asgjë për të bërë në Ballsh, vetëm të rrimë në kafene dhe të presim derisa të largohemi”, thotë një i ri.

“Ne kemi lindur për t’u larguar, është një vend i pashpresë”, thotë ai, duke shtuar se po mëson gjermanisht dhe synon të largohet drejt këtij vendi.

Në reportazh thuhet se pavarësisht se zyrtarisht thuhet se papunësia është 9 përqind, mendohet se numri është shumë më i madh.

“Ne e duam vendin nga vijmë, por thjesht duam të ikim sa më shpejt të jetë e mundur,” thotë një i ri në mbyllje.

 

Login to post comments