Vetëm pak ditë më parë, nënkryetari i PD-së Edi Paloka gjatë një deklarate për mediat, tha se Aida Hajna, zv/drejtore në Policinë e Shtetit, pritet të bëhet drejtore e Byrosë Kombëtare të Hetimit, që ka për qëllim hetimin e zyrtarëve.
Sot është SPAK që ka konfirmuar emrin e Aida Hajnas, në krye të BKH-së, duke vërtetuar edhe paralajmërimin e bërë.
Paloka deklaroi se Aida Hajnaj, duhej të ishte nën akuzë.
Njoftimi i SPAK:
Komisioni i Përzgjedhjes së Drejtorit të BKH-së ka përfunduar procesin e identifikimit të kandidatit më të mirë për pozicionin e Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit, në përputhje me dispozitat e Ligjit nr.95/2016, për ‘Organizimin dhe funksionimin e Institucioneve për të luftuar Korrupsionin dhe Krimin e Organiziuar’ (SPAK).
Komisioni i Përzgjedhjes zhvilloi dy mbledhje në datat 24.07.2020 dhe 27.07.2020, në prani dhe të Komisionit të Pavarur të Rishikimit, i përbërë nga dy përfaqësues të Bashkimit Europian dhe dy përfaqësues të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri.
Komisioni pasi shqyrtoi dokumentacion e katër kandidatëve që kishin ngelur ne garë, konkretisht. Z.Artur Beu, z.Ervin Hodaj, z.Idajet Faskaj dhe znj.Aida Veizaj, në raport me kriteret e parashikuara në nenin 34 të ligjit nr.95/2026, që duhet të plotësojë Drejtori i Byrosë Kombëtare të Hetimit, pasi administroi dhe ‘Opinionin këshillues të Komisionit të Pavarur të Rishikimit’, bazuar në përcaktimet e neni 33/2 të ligjit nr.95/2016, vendosi që t’i rekomandojë Këshillit të Lartë të Prokurorisë, emërimin e znj.Aida Veizaj, në pozicionin Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit, për një mandat pesëvjeçar.
Në ditët në vijim do të njoftojmë datën kur Drejtori do të fillojë detyrën dhe kur do të nisë procesi i rekrutimit të hetuesve të BKH-së.