Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ka drejtuar 4 pyetje drejt ambasadës së SHBA dhe BE në Tiranë lidhur me kundërpërgjigjen e KLP për kritikat e Theo Jacobs ndaj SPAK.
Vasili thotë se me reagimin e sotëm të KLP, ONM-në nuk e begenis dhe nuk e pyet njeri.
Por sipas Vasilit, a ka integritet Reforma në Drejtësi kur ONM që është në Kushtetutë, ka dhe juristë nga SHBA dhe BE, jep opinione dhe ato përbuzen? Ditën e sotme KLP reagoi ndaj Theo Jacobs, përfaqësuesin e ONM pasi disa ditë më parë ai kishte kritikuar SPAK-un për rastin e anëtarit të KPA, Luan Dacin si dhe Selim Kryeziun e Gjykatës së Apelit të Shkodrës, duke theksuar se në SPAK janë prokurorë që nuk duhet të ishin.
KLP sot u kundërpërgjigj duke i konsideruar këto deklarata si të qortueshme dhe duke bërë me dije se gjithë prokurorët e SPAK kanë kaluar Vetting dhe nuk verifikohen vetëm një herë tashmë, teksa për çdo pretendim të ngritur sistemi ligjor në Shqipëri ka mjetet dhe procedurat e caktuara për të verifikuar dhe hetuar.
STATUSI NGA PETRIT VASILI
4 pyetje SHBA-se dhe BE-se ne Tirane per ONM-ne qe s’e pyet më kush!
Po çfare duhet Operacioni Nderkombetar i Monitorimit, qe e kemi edhe ne Kushtetute, eshte edhe me juriste nga SHBA dhe BE, kur nuk e degjon njeri???
Ke besoni me shume ONM apo SPAK?
A ka integritet reforma ne drejtesi kur ONM-se ja perbuzin opinionet qe jep?
Po SHBA dhe BE ne Tirane a jane te lumtur qe ONM-ne e tyre nuk e begenis njeri?