Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, do të zhvillojë një takim me tre ambasadorët e SHBA, BE-së dhe Britanisë së Madhe.
Takimi do të nisë në orën 10:00 e do të zhvillohet në selinë e PD. Më konkretisht në takim me kreun e PD-së do të jenë ambasadorja e Amerikës Yuri Kim, ambasadori i BE-së Luigi Soreca dhe ambasadori i Britanisë Duncan Norman.
Takimi mes përfaqësuesve të këtyre institucioneve do të zhvillohet në Selinë e PD-së, ndërsa do të marrin pjesë edhe aleatët e saj. Edhe pse për momentin nuk bëhet me dije, tema e diskutimit me shumë mundësi do të jetë reforma zgjedhore dhe ndryshimet kushtetuese, të cilat pritet të miratohen në dy seancat e fundit të kuvendit.