Nga Elmaz Sherifi:
Filozofi surelist i së drejtës, kur opozita reale ishte në Kuvend, i dëshpëruar nga sjellja kushtetuese e presidentit deklaroi në foltoren ku tjerrë filozofinë e tij anarkiste se : “nuk kam numrat, se do e shkarkoja presidentin” !
Sapo opozita dorëzoi mandatet e deputetit, filozofi surelist ngriti Komisionin Hetimor për shkarkimin e tij, me motivacionin se :”ka shkelur rëndë kushtetutën” !
Mbi një vit “hetime” bëri Ulo. Tre herë Kuvendi i Sajuar shtyu afatet e “përgjumimit” dhe anëtarët e tij merrnin shtesa në paga për vështirësitë e “përgjumimit”.
Si “ekspert” të paligjshmërisë, shkuan si “Breshka te Nallbani” dhe i kërkuan Komisionit të Venecias opinionin, nëse e “ka shkelur rëndë kushtetutën presidenti” ? Jo, tha- Venecia ?
Tani Rama e ka maxhorancën, dhe i voton ligjet me mbi 100 vota. Përse nuk e shkarkoi presidentin që e etiketonte si “Haxhi Qamili” ?
Shqiptarët po e kuptojnë, se filozofi surelist i së drejtës e ka ringjallur vetë Haxhi Qamilin dhe po i shkatërron institucionet e shtetit.
E tha edhe vete Ulusiu. Presidenti nuk e ka shkelur rëndë kushtetutën !
Atëherë kush e shkeli kushtetutën ? Komisioni i paligjshmërisë dhe Haxhi Qamili !
Një nga akuzat ku mbështetej Komisioni i paligjshmërisë për shkarkimin e presidentit ka qenë edhe dekreti i Presidentit për zgjedhjet vendore. Ligjet e logjikës formale vërtetojnë, se kur Presidenti se ka shkelur rëndë kushtetutën, dekreti i tij është kushtetues, për rrjedhojë zgjedhjet vendore janë zhvilluar në mënyrë jo kushtetuese.
Vërtetimi i kësaj teze është një nga kushtet e kërkuar nga Parlamenti Europian me 532 vota. E ka deklaruar Raporti OSBE- ODIHR për monitorimin e zgjedhjeve vendore dhe Komisioni i Venecias. Këtë do e vërtetojë Gjykata Kushtetutese, prandaj maxhoranca nuk e plotëson korumin e saj.
Sa marrëzi do të shohin shqiptarët tani që është “trullosur” Xhikja.
Ja shikojeni ! Do e ndryshojë kushtetutën sikur tërë bota të dalë kundër, deklaron Xhikja. Mbahu o trim i thonë Kim dhe Soreka !
Nuk ndalem dot, po nuk më ndalët- thote Xhikja. Po më ikën pushteti. Për atë jap edhe xhanin !