'Deputeti 'Toyota Yaris' urdhëroi bastisjen e familjes Manahasa'

Tuesday, 28 July 2020 11:40

 

Një aksion i forcave RENEA në një pikë servisi në Peqin u trumbetua me të madhe ditën e hënë në media. Bëhet fjalë për një bastisje në një pikë servisi në këtë qytet në pronësi të familjes Manahasa. Gjatë operacionit u shoqëruan 7 persona, ndërsa në media u trumbetuan me bujë informacionet për lidhjet me vrasjen e Emiljano Ramazanit në Elbasan, apo dyshimet “për disa ngjarje të ndodhura në aksin Elbasan-Peqin”.

Por pas aksionit të policisë, e gjithë ngjarja e shitur me bujë mediatike degradoi tek një ngjarje banale, një pistoletë pa leje u gjet poshtë një serbatori makine në pikën e servisit. Për armën u arrestuan dy persona dhe e gjitha u katandis në një ngjarje të rëndomtë me asnjë lidhje të provuar deri tani me vrasjet apo ekzekutimet e rënda siç u fol në media. Përtej përdorimit që u bën policia gazetarëve në këto raste, ra në sy intervista e njërit prej personave që ishte shoqëruar në komisariat për ABCNews.

I irrituar nga trajtimi që iu bë nga forcat RENEA, Bujar Dervishi sapo kishte dalë nga komisariati, kur akuzoi politikanë që kishin orkestruar sulmin e policisë. Ai nuk përmendi me emër deputetin, por e thirri atë me psudonimin “Toyota Yaris”.

“Është e qëllimshme nuk është hera e parë, është hera e tretë. Jam shumë i sigurt që nuk kemi asnjë lidhje me ngjarjet. Çdo gjë në atë biznes është me kamera, fatkeqësia më e madhe është që të mos bëjnë presion, dhe të mos nxisin. Pas ngjarjes është një politikan i fshehur. është ai Toyota Yaris, por më mirë ai le të shikojë miliona eurot e Toyota Yaris. Arma është gjetur në serbator, si mund të vendoset një armë aty dhe nëse do të kishin”, është shprehur Dervishi.

 

Por kush është politikani i Toyota Yaris, për të cilin fliste i shoqëruari në polici? Rreth dy vite më parë, kryetari i Partisë Demokratike akuzoi deputetin socialist Taulant Balla për përfshirjen në një aferë kriminale, sipas të cilës në portin e Durrësit do të kalontë një shumë parash në mënyrë të paligjshme e fshehur në një mjet të tipit Toyota Yaris.

Nuk kaloi shumë nga denoncimi, Bashës i doli fjala. Pikërisht në portin e Durrësit u kapën 3.4 milion euro të fshehura në një Toyota Yaris. Çështja u mbyll më vonë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda drejtuar atëherë nga Donika Prela dhe të akuzuarit tashmë janë të lirë, por pikëpyetjet mbi Toyota Yaris, mënyra se si u informua Basha dhe lidhja e Taulant Ballës me këtë çështje mbeten ende mister./Lapsi

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...