Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim ka reaguar pa lëshimit të 22 udhër-arresteve për dosjen 339, që ka të bëjë me vjedhjen e votave në Durrës dhe Shijak.
Sipas ambasadores, ky është një tjetër gur në rrugën e reformës në drejtësi.
‘Puna e SPAK-ut për dosjen 339 po fillon të zbulojë lidhjet midis krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Reforma në drejtësi vazhdon të ecë përpara dhe nuk mund të ndalet.
Edhe një gur!’, shkruan ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim.