Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ka thënë pas mbledhjes së Këshillit Politik se ndalimi i koalicioneve parazgjedhore është një puç kushtetues nga PS dhe disa individë dhe jo nga opozita parlamentare.
Vasili ka konfirmuar se Rudina Hajdari ka firmosur vetëm për Lista të Hapura dhe jo për ndalim koalicionesh.
Sipas Vasilit, Rama ka frikë nga humbja e sigurt qe i vjen nga koalicionet parazgjedhore prandaj do që t’i ndalojë.
”Kërkush as nga PS as nga përfaqësues të tjerë në atë sallë dhe në Kuvend, nuk është thënë dhe kërkuar qoftë dhe njëherë për koalicionet parazgjedhore. I vetmi argument që është ngritur, me 7-10 drafte të ndryshme ka qenë sensibilitet lidhur me listat e hapura. Që adresohet në kompromisin e opozitës. Po hapim listat 100% dhe jo me 2/3 e 1/3, që do të thotë sërish loja e Edi Ramës. Por qartësisht shprehemi me një fjali në Kushtetutë.
Edhe në këtë mbledhje, këto ndryshime të njëanshme janë vetëm produkt i PS dhe disa individëve në parlament .Sot u konfirmua se Hajdari kishte firmosur vetëm për lista të hapura. Gjithë kjo maskaradë, puç kushtetues, bëhet nga PS.
Koalicionet janë humbje e sigurtë për Edi Ramën. Gjiknuri në standardin e tij të mashtrimit publik, për fletë votimin e propozuar nga ne është problem teknik. Nuk harron asnjë se sa u çjer Rama për fletën e votimit. Tani bëjnë sikur është fletë votim. Koalicionet s’kanë asnjë lidhje me listat e hapura. Listat e Hapura dhe koalicionet parazgjedhore mund të bashkëjetojnë lehtësisht.”- tha Vasili.