Vasili:Rama synon të përsërisë një 30 qershor të dytë

E mërkurë, 29 July 2020 14:10

Rama arrogant, Vasili: Qytetarët duan përgjigje profesionale dhe garantuese për banesat

Jemi gati 24 orë përpara seancës ku mazhoranca ka shfaqur bindjen se do t’i kalojë ndryshimet në Kushtetutë, qoftë edhe pa dakordësinë e opozitës. Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, thotë se me ndryshimet e Kushtetutës në mënyrë të njëanshme, Edi Rama synon të përsërisë një 30 qershor të dytë, kur nuk pati kundërshtar në zgjedhjet lokale.
”Ndryshimet e njëanshme kushtetuese, të cilat bëhen nga një palë e vetme, kanë përballë një shumicë numerike edhe të certifikuar nga zgjedhjet e vitit 2017. Ky është një rekord përpara shqiptarëve, për herë të parë një parti e vetme do të ndryshojë kushtetutën. Një parti në pakicë imponon rregullat e lojës dhe Rama synon të përsërisë një 30 qershor të dytë. Rama do vetëm një fushë futbolli ku të zbresin vetëm 11 lojtarë të tij dhe në pjesën tjetër është bosh dhe ka vetëm një portë ku Edi Rama bën gola”,- tha në ”A2cnn”.

Nga ana tjetër, Vasili thekson se propozimi i opozitës jashtë parlamentit është shumë i qartë. ”Një rresht duhet të ndryshohet vetëm, për të cilin ka dakordësi nga të tërë. Të hiqet rreshti që imponon listat e mbyllura. Sa i takon koalicionit, nuk ka nevojë të gjejmë as modele pasi i ka kushtetuta shqiptare prej kaq vitesh”. Për nënkryetarin e LSI, Rama po bën gjithçka të mundet, pasi të gjitha llogaritë e nxjerrin atë humbës.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...